Fundamenti

Deponitë ilegale alarmojnë qytetarët e Vitisë, kërkohen masa urgjente nga institucionet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Shtimi i deponive ilegale të mbeturinave në territorin e Komunës së Vitisë po vazhdon të mbetet një ndër shqetësimet kryesore për qytetarët, duke paraqitur rrezik serioz për shëndetin publik dhe mjedisin. Sipas vlerësimeve të përfaqësuesve të EVSB-së, gjendja është veçanërisht e rënduar në hyrje të fshatit Pozheran, në lagjen e muhaxherëve, ku në të dy anët e rrugës janë evidentuar grumbuj të mëdhenj mbeturinash të llojeve dhe përmasave të ndryshme.

Këto deponi, të krijuara jashtë çdo kontrolli institucional, po ndikojnë drejtpërdrejt në ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës. Djegia e mbeturinave, përfshirë gomat, si dhe hedhja e tyre pranë burimeve ujore, konsiderohet ndër rreziqet më të mëdha për shëndetin e qytetarëve dhe për ekosistemin lokal.

Pavarësisht aksioneve të vazhdueshme për pastrim nga Komuna e Vitisë, fenomeni i deponive ilegale vazhdon të përsëritet. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), të mbajtur më 2 prill 2026, autoritetet lokale kanë paralajmëruar masa më të rrepta për ndalimin e hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave.

Mobi Casa

Nga ana tjetër, përfaqësues të EVSB-së theksojnë se përveç veprimeve institucionale, është i domosdoshëm edhe rritja e përgjegjësisë qytetare. Hedhja e mbeturinave jashtë hapësirave të dedikuara dhe krijimi i deponive ilegale mbetet një problem i vazhdueshëm që kërkon ndërgjegjësim më të madh nga komuniteti thuhet në reagimin e Imri Emërllahut.

Qytetarët e Vitisë kërkojnë zgjidhje afatgjata, monitorim më të rreptë dhe ndëshkime konkrete për ndotësit, në mënyrë që të mbrohet mjedisi dhe cilësia e jetës në këtë komunë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.