Hidromorava

Deponia ilegale në hyrje të Uglarit vazhdon të rrezikojë mjedisin dhe shëndetin publik

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Një deponi ilegale mbeturinash në hyrje të fshatit Uglar vazhdon të mbetet problem serioz për banorët dhe mjedisin, pavarësisht afërsisë me Deponinë Regjionale të Mbeturinave që operohet nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë. Kjo situatë po konsiderohet paradoksale dhe shqetësuese, duke ngritur pikëpyetje mbi menaxhimin e mbeturinave në këtë zonë ka shkruar Bashkim Isufi.

Sipas banorëve dhe vëzhgimeve në terren, grumbullimi i mbeturinave në këtë hapësirë përbën rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin publik dhe ndotje të konsiderueshme të mjedisit, veçanërisht për qytetarët që frekuentojnë këtë rrugë hyrëse.

Ndërkohë, Komuna e Gjilanit më 3 mars 2023 ka miratuar Planin Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave 2023–2027, i cili parashikon masa konkrete dhe buxhet të dedikuar për eliminimin e deponive ilegale. Sipas këtij plani, për këtë qëllim janë ndarë mjete financiare në vazhdimësi për çdo vit, përfshirë edhe 15,000 euro për vitin 2026.

Megjithatë, pavarësisht ekzistencës së këtij plani dhe detyrimeve ligjore që rrjedhin nga Ligji për Menaxhimin e Mbeturinave, deponia në hyrje të Uglarit vazhdon të qëndrojë e paprekur prej vitesh, pa ndërhyrje konkrete nga institucionet përgjegjëse.

UBT

Sipas të dhënave buxhetore, Komuna e Gjilanit ka miratuar për vitin 2026 një buxhet prej rreth 41.9 milionë euro, ku mbi 5.3 milionë euro janë ndarë për Drejtorinë për Shërbime Publike, Infrastrukturë dhe Banim. Brenda këtij buxheti, janë paraparë mjete që do të duhej të mbulonin edhe eliminimin e deponive ilegale, përfshirë këtë rast.

Qytetarët dhe njohësit e çështjeve mjedisore kërkojnë nga autoritetet komunale që të ndërmarrin masa urgjente për pastrimin e zonës dhe zbatimin e plotë të planit komunal, në mënyrë që të parandalohet përkeqësimi i mëtejshëm i situatës dhe të mbrohet shëndeti i banorëve ka thënë Bashkim Isufi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.