ARKATANA

Deponia e mbeturinave rrezikon jetën e banorëve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ujërat e zeza që po rrjedhin tash e sa ditë nga deponia e mbeturinave në qytet mund të rrezikojnë seriozisht shëndetin e popullatës, në veçanti të fshatit Uglar e Velekincë tha Ramiz Isufi inspektor i ambientit.

Inspektorët e ambientit dhe ata të pylltarisë kanë vizituar deponinë e mbeturinave në qytet ku kanë vërejtur shumë parregullsi dhe dëmet që shkakton kjo deponi për banorët që jetojnë përreth saj.

Ramiz Isufi dhe Shemsedin Qerimi nga inspeksioni komunal duke u bazuar në ankesat e banorëve e kanë inspektuar deponinë e qytetit dhe kanë vërejtur shumë shkelje.

Ramiz Isufi inspektor i ambientit tha për rajonipress se gjendja në këtë deponi është alarmante sepse ujërat e zeza e kanë vërshuar deponinë dhe ato derdhën jo në vendet e caktuara, por shkojnë drejt në shtëpitë, arat e livadhet e banorëve dhe familjeve përreth.

Isufi tha se disa herë i kanë tërhequr vërejtjen përfaqësuesve të deponisë, madje i kemi bërë edhe padi në Gjykatë, ku kjo e fundit po e zvarrit lëndën, por fatkeqësisht kjo deponi asnjë kriter apo rekomandim tonin nuk e ka plotësuar tha Isufi.

Isufi tha se edhe në vizitën e fundit i kanë bërë një proces deponisë së mbeturinave e cila menaxhohet nga një firmë e Prishtinës.

Mobi Casa

Avdyl Sejdiu fermer i cili jeton afër deponisë dhe i ka mbi 250 dele thotë se gjatë një periudhe të shkurtër atij i kanë ngordhur para dy viteve 30 dele. Deponia e mbeturinave edhe më herët ka pasur probleme me inspektorët e ambientit dhe ujit.

Në një rekomandim që ka dhënë më herët Heset Mahmutit zyrtar për ujë në shëndetin publik ka dhënë një alarm emergjent për ndotje të ujit në afërsi të deponisë.

Në konstatimin e këtij zyrtari thuhej se shkarkimi i ujërave të zeza që del nga deponia ka dalur jashtë kontrollit dhe për pasoj ujërat e zeza kanë hyrë në puset e ujërave të pijshëm në lagjen e banuar nën hapësirën e deponisë e quajtur si lagja e Muhagjerëve të Uglarit . Analizat kimiko- bakteriologjike vlerësojnë se kemi të bëjmë me një situatë emergjente të ujit të pijshëm. Në këtë lagje uji është i kontaminuar ka vlerësuar Mahmuti.

Deponia regjionale e mbeturinave në Gjilan rrezikon të shkaktojë probleme serioze ekologjike, nëse nuk ndërmerren masa urgjente për sanimin e gjendjes atje patë thënë ish drejtori i shërbimeve publike në Gjilan, Shaqir Ukshini.

Ndryshe qytetarët e Velekincës vazhdimisht janë ankuar nga kundërmimi i deponisë, e cila nuk po menaxhohet sipas kritereve të parapara, ndonëse projekti, si investim i AER-it, i realizuar në vitin 2003, ishte vlerësuar asokohe nga ekspertët ndër më modernët në rajon./rajonipress/

Mund të ju interesoj: