UBT

Deponi ilegale mes Smirës dhe Goshicës, alarm për ndotjen e mjedisit

/ 3 minuta lexim
HW

Viti – Hedhja e pakontrolluar e mbeturinave vazhdon të mbetet një ndër shqetësimet më serioze mjedisore në Komunën e Vitisë. Organizata EVSB ka identifikuar një deponi ilegale në një përrua ndërmjet fshatrave Smirë dhe Goshicë, duke ngritur alarmin për ndotjen e vazhdueshme të kësaj zone.

Sipas pamjeve të siguruara nga terreni, në këtë lokacion janë hedhur mbeturina të llojeve të ndryshme nga plastika dhe mbetje shtëpiake, deri tek materiale të tjera që rrezikojnë drejtpërdrejt ekosistemin përreth. Zona, e cila dikur ka shërbyer si hapësirë natyrore, tashmë është shndërruar në një pikë grumbullimi të paligjshëm të mbeturinave.

Banorët e zonës shprehen se gjatë orëve të natës dhe në orët e hershme të mëngjesit, automjete nga fshatrat përreth shkarkojnë mbeturina në këtë përrua, duke e rënduar edhe më tej situatën. Ata theksojnë se problemi është i kahershëm dhe, sipas tyre, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete nga autoritetet komunale për pastrimin e zonës apo për identifikimin dhe ndëshkimin e ndotësve.

Pamjet tregojnë qartë përmasat e ndotjes, ndërsa ekspertët e mjedisit e konsiderojnë këtë situatë si një kambanë alarmi.

Sipas tyre, ndotja e tillë jo vetëm që dëmton rëndë ekosistemin dhe biodiversitetin, por paraqet rrezik serioz edhe për shëndetin e banorëve të zonës, për shkak të përhapjes së substancave të dëmshme dhe ndotjes së mundshme të ujërave.

Hidromorava

EVSB u ka bërë thirrje organeve komunale që të ndërhyjnë urgjentisht për pastrimin e mbeturinave dhe për zbatimin e ligjit ndaj personave që ndotin mjedisin. “Ftojmë institucionet përgjegjëse që sa më parë të ndërmarrin veprime konkrete për largimin e mbeturinave nga kjo zonë dhe të vënë para përgjegjësisë personat e papërgjegjshëm që kanë shkaktuar këtë ndotje”, thuhet në reagim.

Koordinatori i EVSB-së për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu, thekson se mbrojtja e mjedisit kërkon bashkëpunim institucional dhe qytetar, duke apeluar për ndërgjegjësim më të madh dhe respektim të ligjit për ruajtjen e hapësirave publike.

Rasti i fundit mes Smirës dhe Goshicës rikthen në vëmendje nevojën urgjente për kontroll më të rreptë, monitorim të vazhdueshëm dhe politika efektive për menaxhimin e mbeturinave, në mënyrë që fenomene të tilla të mos përsëriten./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.