United Hospital

Departamenti amerikan i Shtetit – Presidentes Osmani: Rrezikuat sigurinë kombëtare në veri

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Departamenti amerikan i Shtetit ia ka bërë të qartë Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, mospajtimin me mënyrën se si institucionet kosovare kanë vendosur reciprocitetin për targat e automjeteve me Serbinë, me dërgimin e forcave speciale në veri të vendit.

Siç merr vesh Klan Kosova nga burime ndërkombëtare, Presidentes Osmani, të shtunën, i është shprehur drejtpërdrejt pakënaqësia me mënyrën se si institucionet e Kosovës e kanë organizuar aksionin në veri.

Mobi Casa

Me këtë veprim është rrezikuar siguria kombëtare, i është thënë Presidentes Osmani nga Departamenti amerikan i Shtetit, duke ia bërë të qartë qëndrimin zyrtar të Washingtonit për zhvillimet e fundit në veri Kosovës.Presidentja Osmani ka qëndruar gjatë javës së kaluar në SHBA, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku është takuar me shumë përfaqësues të shteteve të ndryshme, mirëpo nuk është raportuar për ndonjë takim të nivelit të lartë me përfaqësues të qeverisë amerikane.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.