UBT

Departamenti Amerikan i Shtetit për ngritjen e tensioneve në Veri: Rusia ka ndikuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin periodik për Kosovën, ndër të tjera ka theksuar se Rusia ka ndikuar në krizën dhe tensionet e krijuara në veri. Në raporton përmenden edhe incidentet që kanë ndodhur në atë pjesë, e po ashtu sulmet ndaj zyrave komunale atje.

Sipas DASH-it, çështjet e sigurisë dhe paqëndrueshmëria politike në veri të Kosovës kanë vazhduar ta kufizojnë aftësinë e Qeverisë për të konfirmuar autoritetin atje.

Tensionet në veri, sipas këtij raporti thuhet se janë shkaktuar edhe si pasojë edhe e ndikimit të Rusisë.

ARKATANA

“Që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia, Ambasada në Prishtinë ka vërejtur një rritje të dezinformimit rus dhe ka vlerësuar se është nxitës gjithnjë e më i pranishëm i të menduarit të dhunshëm ekstremist dhe polarizimit ndëretnik që kontribuon në tensionet ndëretnike në veri të Kosovës”.

Ndryshe, muajin e kaluar edhe Bashkimi Evropian ka ndarë shqetësimin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se Rusia mund të tentojë të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Paralajmërimet e Zelenskyt për mundësinë që Rusia të provokojë konflikt në Ballkanin Perëndimor i kanë komentuar edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Ata kanë thënë se “përgjigja më e mirë për të stabilizuar në mënyrë afatgjatë rajonin e Ballkanit Perëndimor nga ana e BE-së do të ishte zgjerimi i Bashkimit Evropian për ta integruar edhe këtë rajon”./Lajmi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.