Fundamenti

Denoncimi i rëndë nga eksperti i së drejtës: Kështu po vidhet shteti i Kosovës

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Në një raport të fundit të publikuar nga IKD, thuhet se pavarësisht rritjes së numrit të gjykatësve, uljes së numrit të lëndëve të pranuara, rezulton se Departamentet e Krimeve të Rënda të gjykatave themelore kanë ulur efikasitetin e tyre në zgjidhjen e lëndëve.

“Statistikat edhe munden të rriten, por kjo nuk donë me thanë asgjë,nuk janë me rëndësi numrat por çka fshihet pas atyre, nëse janë mbyllë rastet, si janë mbyllë, nëse janë zgjidhur rastet si janë zgjidh. Gjithmonë duhet të vlerësohet kualiteti para kuantitetit. Po shihet lojë me numra, shihni vetëm se tani çka premton Kryeministri në largim”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e fushës së sundimit të ligjit në Kosovës, e kanë cilësuar alarmante situatën e cila mbretëron në drejtësinë e Kosovës, korrupsionin që po shfaqet ashiqare, siç ishte rasti i fundit në Gjykatën Themelore të Pejës, dhe ngecjet e mëdha në punën e gjykatave dhe prokurorive, duke u bazuar në të dhënat më të reja që janë nxjerr nga organizatat të cilat monitorojnë punën e sistemit të drejtësisë.

Në një raport të fundit të publikuar nga IKD, thuhet se pavarësisht rritjes së numrit të gjykatësve, uljes së numrit të lëndëve të pranuara, rezulton se Departamentet e Krimeve të Rënda të gjykatave themelore kanë ulur efikasitetin e tyre në zgjidhjen e lëndëve.

“Që nga viti 2016 e deri në vitin 2019, numri i gjyqtarëve në DKR të gjykatave është rritur për 19%, ndërsa efekti i kësaj rritje nuk ka rezultuar me rritje të numrit të lëndëve të zgjidhura, por përkundrazi ka pasur 334 lëndë më pak të zgjidhura. Efikasitet i ulët rezulton se ka qenë edhe në katër DKR të prokurorive themelore, ku sipas raporteve të Prokurorit të Shtetit del se ato nuk kanë arritur të përmbushin normën orientuese. Pavarësisht kësaj performance, në raporte zyrtare të këshillave nuk theksohet asnjë masë konkrete në drejtim të përmirësimit të situatës”, thuhet në raportin e hartuar nga IKD-ja.

Image
Hasan Preteni
Lidhur me këto të dhëna shqetësuese, ka reaguar ish kreu i AKK-së, Hasan Preteni, i cili ka thënë se loja me numra e statistika mundë të luhet sipas dëshirës, por është realitet që në këtë shtyllë kryesore të shtetit nuk ka efikasitet, ka rritje të numrit të të punësuarve, ka rritje të pagave dhe nuk punohet sipas ligjit dhe obligimeve të përshkruara me ligj, kurse politika në fushatë zgjedhore po jep propozime që nuk kanë lidhje për sistemin e drejtësisë.

“Statistikat edhe munden të rriten, por kjo nuk donë me thanë asgjë,nuk janë me rëndësi numrat por çka fshihet pas atyre, nëse janë mbyllë rastet, si janë mbyllë, nëse janë zgjidhur rastet si janë zgjidh. Gjithmonë duhet të vlerësohet kualiteti para kuantitetit. Po shihet lojë me numra, shihni vetëm se tani çka premton Kryeministri në largim. Thotë se do t’i punësojmë edhe nga 100 prokurorë dhe gjyqtar dhe disa mija polic!!! Le të na e thonë se në çfarë analize i doli që ka nevojë saktë për këta polic, gjyqtar dhe prokuror. Po bëhen plane pa asnjë analizë, vetëm hajgare me publikun dhe premtime populliste, derisa tjetri zotohet për të luftuar korrupsionin, ironi dhe hipokrizi edhe më e fuqishme”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Fundamenti

Sipas Pretenit, po të analizohen masat, 7 të famshmet që po premtohen tani në fushatë, asnjëra nuk mundë të zbatohet dhe asgjë nuk do të arrihet.

Lexoni edhe:
“Kthesa e turpshme”, ja pse Hashim Thaçi po kërkon amnisti për mëkatet

“E kemi Prokurorinë Speciale e zotohemi për byro, po cili institucion është më i fuqishëm se prokuroria. Propozohen Komisione Parlamentare, po cilat janë detyrat e Kuvendit. Kuvendi ka për obligim nxjerrjen e ligjeve dhe kontrrollin parlamentar, vetëm kaq. Shtrohet pyetja se çka do të punon ky komision dhe si do ta lufton korrupsionin. Kjo është hipokrizi, anomali dhe cirk, është hajgare me qytetarin e mjerë”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Sipas Pretenit, organet e zbatimit të ligjit nuk po funksionojnë, pasi po vidhet shteti, e ata që e vjedhin shtetin janë të pa prekshëm nga ligji.

“Po nëse e donë këtë shtet së pari nuk e kishin vjedhur, e nëse e kanë vjedhur, pa dyshim, atëherë si do ta luftojnë vetë veten, ta prenë degën në të cilën qëndrojnë!”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Duke mos lënë anash skandalin e fundit me gjykatësin e Gjykatës Themelore në Pejë, ai tha se edhe pse është rast individual, është pasqyrë krimit dhe korrupsionit që ekziston të drejtësinë kosovare.

“Rasti individual i këtij gjyqtarit është vetëm pasqyrim i asaj se si punohet nëpër gjykatat tona. Ndoshta edhe e kanë vu në kurth vet se ju ka penguar. E se është situata qindra herë më e keqe se kjo, këtu dilema nuk ka. Të korruptuarit nuk mund të luftojnë korrupsionin”, përfundoi Preteni për “Kosova Sot Online”.