Mobi Casa

Dënohet QKUK

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Le që i duhet të përsëritë konkurset për drejtorë të klinikave, por QKU-ja po përballet edhe me gjykata. Një e tillë e ka dënuar këtë institucion me gjobë si dhe i ka dhënë të drejtën një mjeku që të kthehet në vendin e tij të punës.

Elmi Olluri, shef i repartit në Kirurgjinë Vaskulare, është kthyer në punë pasi që ishte shkarkuar nga ky post nga drejtori Nijazi Gashi. Kthimin e tij në vendin e punës e kanë konfirmuar zyrtarët për media të QKU-së, pa dhënë detaje të tjera. Zëdhënësi Shpend Fazliu nuk ka mundur të tregojë se sa është shuma që është gjobitur QKU-ja në rastin Olluri.

Për këtë nuk ka treguar as Olluri. Ai nuk ka dashur të flasë asgjë në lidhje me largimin dhe kthimin e tij në punë nga Gjykata Komunale. “Nuk dua të merrem më me këtë rast”, tha shkurt Olluri për “Express”.

Mjeku Olluri pasi ishte shkarkuar nga drejtori Gashi, është ankuar në gjykatë, e po ashtu e ka lajmëruar rastin edhe në Inspektoratin e Punës. Këta të fundit kanë rekomanduar që Elmi Olluri të kthehet në vendin e tij ku ishte më parë. “Në rastin ‘Olluri’, Inspektorati ka gjetur se ai është shkarkuar pa asnjë bazë ligjore”, tha për Express një nga inspektorët e punës, pa dashur t’i përmendet emri. Sipas këtij inspektori, drejtori i QKU-së, Nijazi Gashi e ka shkarkuar Elmi Ollurin, edhe pse ndaj tij kurrë nuk ka pasur asnjë vërejtje.

Mobi Casa

“Në arsyetimin e drejtorit thuhet se shefi i Kirurgjisë Vaskulare nuk ka respektuar procedurat e punës, a në fakt ai asnjëherë nuk ka marrë ndonjë vërejtje nga menaxhmenti”, thotë inspektori i punës. “Ne vetëm kemi rekomanduar kthimin e tij në punë dhe njëkohësisht Gjykata ka vendosur që Olluri të kthehet në punë”, tregon inspektori i Inspektoratit të Punës. Inspektorët që janë marrë me këtë rast tregojnë se drejtori Nijazi Gashi në rastin e shkarkimit të Ollurit nga puna, nuk ka respektuar asnjë procedurë. “Në fakt, drejtori ia ka futur partizançe. Veç e ka larguar pa asnjë argument”, thotë njëri nga inspektorët.

E, ai që e largoi shefin e Kirurgjisë nga puna, nuk dëshiron të tregojë për Express se sa është shuma e të hollave më të cilat është dënuar QKU-ja.
I kontaktuar, Njazi Gashi u shpreh i painteresuar që të sqarojë detaje për rastin Olluri. “S’e di sa na kanë dënuar. Kam punë më të mëdha sesa kjo”, tha Gashi nëpërmjet telefonit duke uruar një ditë të mbarë. “Hajt, ditën e mirë e bofsh”, tha Gashi duke e mbyllur telefonin.

E, drejtori i QKU-së nuk ka faj. Përnjëmend punët në QKU i janë bërë llugë. Derisa gjykata vazhdon t’ia prishë vendimet e marra më herët për largim nga puna, edhe Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës anulon konkurset për drejtorë. Të hënën, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që ta anulojë konkursin për drejtorë të klinikave në QKU, pasi që KPM-ja kishte marrë një vendim të tillë. Sipas KPM-së, Ministria dhe QKU-ja kur e kanë shpallur konkursin, nuk e kanë respektuar Ligjin për shërbyesit civilë [por Ligjin e punës].

Është hera e pestë brenda dy vitesh që konkursi për drejtorë përsëritet, ndërsa tri herë brenda këtij viti.
Dështimet në lidhje me konkursin për drejtorë i kanë shtyrë drejtuesit e Federatës Sindikale të Shëndetësisë që të kërkojnë dorëheqjen e drejtorit të QKU-së, Njazi Gashi, por edhe të ministrit Ferid Agani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.