Dënohet me 9 vite burg mësuesi i muzikës
Gjykata e Torinos në Itali ka dënuar me 9 vjet burg mësuesin e muzikës Roberto Bertazzoni, i akuzuar për ngacmime seksuale ndaj katër nxënëseve të mitura.
Bertazzoni duhet të paguajë edhe 15 mijë euro për secilën nga familjet, citon noa.
Ngjarja e rëndë daton në vitet 2006-2007 kur nxënëset ishin mes moshës 8 dhe 9 vjeçare, ndërsa frekuentonin me Roberto Bertazzonin kurse verore muzike.