Uji Dea

Dënohet me 33 vjet burg mjeku që zbuloi vendstrehimin e Bin Ladenit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Autoritetet pakistaneze dënuan të mërkurën me 33 vjet burg një mjek, që akuzohej se i ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara ta gjejnë liderin e Al Kaidës, Osama bin Ladenin.

Eco Higjiena

Mjeku, Shakil Afridi, është akuzuar se ka drejtuar një fushate të rreme vaksinimi në Abotabad, që ndihmoi në identifikimin e vendit të fshehjes së Bin Ladenit në qytetin verior të Pakistanit. Afridi, i cili u shkarkua si mjek i qeverisë dy muaj më parë, u gjet fajtor nga një gjykatë në rrethin e Kyberit, që është një rajon gjysmëautonom fisnor. Forcat speciale amerikane bastisën vendstrehimin e Bin Ladenit në Abotabad dhe e vranë atë në maj të vitit të kaluar.