Dënohet me 20 ditë burg për sulm ndaj KEK-ut në Gjilan
Gjilan – Një qytetar nga Gjilani është dënuar me 20 ditë burgim nga Gjykata Komunale e Gjilanit për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.
Polica e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 10 dhjetor në Lagjen “Dardania”. Në raportin e policisë thuhet se “ është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi qe i njëjti ka fyer, kanosur e me pastaj e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shqiptar zyrtar i KEK-ut derisa i njëjti ishte duke bere çkyqjen e borxhlinjve. Nuk raportohet për te lënduar. I dyshuari është dërguar në procedurë të shpejtë para Gjykatës Komunale në Gjilan. Gjykata të dyshuarin e ka dënuar në kohëzgjatje prej 20 dite burg, dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit” përfundon njoftimi i policisë./rajonipress/