GRANDEMALL

Dënohet me 17 vjet burg shqiptari për vrasjen e dyfishtë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shqiptari i Maqedonisë G.L. I akuzuari është shpallur fajtor për vrasje të rëndë të dyfishtë dhe i është shqiptuar dënimi prej 17 vite heqje lirie.

Gjykata Penale në Schwyz ka shpallur verdiktin e saj në rastin e vrasjes së dyfishtë të kryer nga shqiptari i Maqedonisë G.L. I akuzuari është shpallur fajtor për veprën penale vrasje e rëndë të shumëfishtë dhe i është shqiptuar dënimi prej 17 vite heqje lirie. Veç kësaj atij i është caktuar edhe masa e trajtimit stacionar psikiatrik. Përveç se për vrasje të dyfishtë (të vajzës dhe të bashkëshortes) G.L. dënimin e ka marrë edhe për tentim vrasjen e vajzës së tij tjetër. Kjo e fundit, për fat, nuk kishte qëlluar në shtëpi në momentin fatal.

Prokuroria kishte kërkuar dënim me burg të përjetshëm për vrasje të rëndë të shumëfishtë të kryer në mënyrë të paskrupullt. Sipas padisë nuk mund të bëhet fjalë këtu për vrasje në afekt por për një vendim të menduar gjatë dhe për një veprim egoist të dorasit.

Mobi Casa

Qëndrim të ngjashëm ka shprehur edhe trupi gjykues. Por, si arsye për mosdënimin me burg të përjetshëm, ai ka përmendur përgjegjshmërinë e kufizuar të dorasit.

Ndër motivet që ka përmendur i akuzuari për vrasjet e kryera ka qenë pretendimi i tij se gruaja dhe vajza, sipas tij, kishin të dyja bashkë marrëdhënie intime me një burrë të huaj. Këtë pretendim të tij trupi gjykues e ka vlerësuar si të pabazë.

Nga ana tjetër, avokati ka pleduar për goditje vrasjeje të kryer në afekt dhe për këtë arsye ka kërkuar dënim më të ulët se tetë vjet burg./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.