ARKATANA

Dënohen me 26 vjet burg dy kosovarë mashtrues

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjykata e Tiranës ka dënuar me nga 13 vjet burg dy shtetas kosovarë të akuzuar për mashtrimin e qindra personave, duke u premtuar sukses në biznes. Ata u kanë marrë nga 2290 euro të dëmtuarve për t’i anëtarësuar në një shoqëri të krijuar prej tyre, duke i bindur se do të bëheshin persona të suksesshëm dhe do të realizonin fitime të mëdha monetare. Në vendimin e shpallur pak ditë më parë, të pandehurit Valon Kyçyku dhe Burim Haxhiolli u deklaruan të fajshëm për akuzën e “mashtrimit, në bashkëpunim në dëm të disa personave më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Sipas gjykatës, ata kanë krijuar dhe vënë në funksion një strukturë të organizuar në pozicione të vendosura në formë piramide, në të cilën kanë tërhequr një numër të konsiderueshëm personash të dëmtuar duke përvetësuar 532 163 euro.

Shoqëria nuk ishte ligjëruar dhe regjistruar në organet tatimore shqiptare, por veprimtaria e tyre është realizuar në emër të dy shoqërive të regjistruara në Shkup dhe Maqedoni, transmeton panorama.

Hidromorava

Në momentin e anëtarësimit, subjektet e dëmtuara kanë paguar secili shumën 2290 euro, për të cilën pranonin që nuk do t’u kthehej më. Njëkohësisht në mënyra të ndryshme atij i krijohej besimi që në rastin e anëtarësimit do të kishte mundësi të fitonte para dhe të ishte i suksesshëm.

“Pas anëtarësimit zhvilloheshin takime periodike të quajtura kurse, seminare, të cilat nuk kanë qenë asnjëherë të tilla”, thuhej në vendimin e gjykatës. Po sipas gjykatës, përmes bankave të nivelit të dytë, të pandehurit kanë transferuar pasurinë e krijuar nga vepra penale për të fshehur origjinën e paligjshme të parave. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.