Uji Dea

Në Stublinë e Muqivërc arrestime për kalim ilegal të kufirit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Në fshatin Stublinë, të Gjilanit njësiti policor ka ndaluar veturën me targa të Serbisë në të cilën kanë qenë një mashkull dhe një femër shtetas të Serbisë të cilët në mënyrë ilegale përmes rrugëve malore jashtë vendkalimeve kufitare nga Serbia kanë hyrë në Kosovë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Kurse në Muqivërc i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë është hasur duke kaluar vijën kufitare në mënyrë ilegale. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Eco Higjiena

Edhe në fshatin Stublinë, i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë është hasur duke kaluar vijën kufitare në mënyrë ilegale . Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/