Fundamenti

Denis Markaj përfundimisht largohet nga FC Lugano

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ai gjatë këtij stinori do të luajë në skuadrën voduaze FC LE MONTS LS, anëtare e Challenge Ligës zvicerane.

Mbrojtësi i djathtë i FC Lugano Denis Markaj, vetëm dy ditë para fillimit të pjesës së dytë të Kampionatit të sivjetmë futbollistik të Super Ligës zvicerane i thotë lamtumirë kësaj skuadre, shkruan albinfo.ch.

Pa dyshim Markaj ishte njëri nga më të merituarit për rikthimin pas trembëdhjetë vjetësh të FC Lugano, në elitën e futbollit zviceran.

Fanellën e këtij ekipi tiçinez Markaj e ka veshur tetëdhjeteshtatë herë. Edhe pse ka luajtur në pozitën e mbrojtësit të djathtë, Markaj pesë herë është evidentuar në listën e golashënuesve .

Deri me ardhjen e trajnerit Zdenek Zeman asnjëherë nuk ka qenë në dilemë dhe i kontestuar aktivizimi i tij në njëmbëdhjetëshin e parë të Luganos.

GRANDEMALL

Trajneri Zeman me origjine çeke pa thënë edhe arsyen më të vogël në Kampionatin e sivjetmë Markajn e ka angazhuar vetëm njëmbëdhjetë herë.

Mbrojtësi me origjinë nga Gjakova, Denis Markaj me të përfunduar Kampionati i vjetëm në Challenge Legaue të Zvicrës, pati lënë Luganon duke u rikthyer te FC AARAU.

Mirëpo ishin aksionarët e FC Lugano ata që e ndjenin nevojën për Denisin dhe pas bisedimeve me FC. Aarau u arrit marrëveshja që ai të mbetet në FC. Lugano.

Markaj, i pakënaqur me tretmanin e tij si dhe me pozitën aspak të volitshme në tabelën e klasifikimit të FC Lugano, vendos që përfundimisht të largohet nga kjo skuadër.

Ai gjatë këtij stinori do të luajë në skuadrën voduaze FC LE MONTS LS, anëtare e Challenge Ligës zvicerane. Në këtë Klub Markaj do ta gjejë edhe qendërsulmuesin e spikatur dhe ish- bashkëlojtarin e tij të dikurshëm Drilon Paçarizi./arif ejupi/albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.