RCCOLA

Dënimet e shqiptarëve si në kohën e Millosheviqit

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – “Vatra” kërkon që këta djem të lirohen menjëherë, ngase janë të pafajshëm ashtu siç kanë qenë gjithmonë, sepse UÇK-ja dhe UÇPMB-ja kanë luftuar për liri, kanë luftuar kundër një regjimi pushtues millosheviqian duke bërë luftën më të drejtë e më të pastër në botë.

Siç lajmërojnë mediet e shkruara e elektronike, Departamenti për krime lufte i Gjykatës së Lartë në Beograd, shqiptoi dënimin gjyqësor me 116 vite burg për 11 pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar nga “drejtësia serbe” për krime lufte ndaj civilëve në Gjilan, më 1999 ndërsa 6 të tjerë u liruan.

Shoqata Vatra në Gjilan ka reaguar ndaj gjykimit të shpallur sot në Beograd. Në reagim thuhet se ky grup i cilësuar si “Grupi i Gjilanit”, është akuzuar se ka bërë vrasje, përdhunim dhe tortura ndaj civilëve serbë në vitin 1999 në Gjilan. Nëntë prej tyre janë arrestuar në dhjetor të vitit 2008, një në mars të këtij viti në Zvicër, ndërsa procedura gjyqësore ndaj tyre ka filluar në shtator 2009.

Këto akuza ishin montime të pushtetit serb, dhe këtë e bënin se, në atë kohë u duhej pushteti pushtetarëve nacionalist serbë, për justifikime politike të jashtme e të brendshme, ndërsa tani dënimi me 116 vjet sigurisht u duhet për të shantazhuar ndërkombëtarët e Kosovën në bisedimet e ardhshme të mundshme Kosovë- Serbi.

Mobi Casa

Zvarritja dhe rrëzimi i shkallës së parë tregon se ata nuk kishin argumente, se ata djem janë të pafajshëm, por me këtë pushteti serb pretendon se ata kanë bërë krime, por kjo është bërë vetëm pse ata janë shqiptarë, ndërsa në të njëjtën kohë dëshirojnë të mbajnë të tensionuar situatën në Kosovën Lindore, duke krijuar psikozën e largimit të qytetarëve shqiptarë nga trojet etnike të tyre dhe duke provokuar edhe ndonjë incident që ajo (Serbia), nesër të ketë edhe një alibi për ndonjë sulm tjetër apo burgosje tjera të shqiptarëve, duke paraqitur kështu para botës (ashtu siç dinë ajo) se ja, shqiptarët janë ata që po bëjnë vrasje, ata nuk e donë demokracinë, ata nuk e donë stabilitetin etj.

Prandaj “Vatra” kërkon që këta djem të lirohen menjëherë, ngase janë të pafajshëm ashtu siç kanë qenë gjithmonë, sepse UÇK-ja dhe UÇPMB-ja kanë luftuar për liri, kanë luftuar kundër një regjimi pushtues millosheviqian duke bërë luftën më të drejtë e më të pastër në botë.

Edhe Bashkësia Ndërkombëtare, duhet të kërkojë më ngulm nga Serbia e Daçiçit dhe Nikoliçit që të lirohen shqiptarët e pafajshëm duke bërë presion e duke i treguar se kjo qeveri e re nuk duhet të vazhdojë rrugën e Millosheviqit, sepse i bënë dëm vetë Serbisë, popullit serb, më shumë se gjithë rajonit e shqiptarëve ashtu siç mendojnë Daçiçi e Nikoliqi thuhet në reagimin e Vatrës./rajonipress/