Dëmtohet Marcheti, shans për Etrit Berishën
Portieri kuqezi, Etrit Berisha mund të ketë shansin të luajë ndaj Bajeren Leverkusenit në takimin e parë të “play off” në Ligën e Kampionëve.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka shanse të aktivizohet, pasi Federiko Marketi është dëmtuar, duke lënduar dy brinjë në stërvitje.
Ende nuk është vendosur zyrtarisht nëse Federico Marcheti do të mungojë, por shanset që Berisha ta nisë titullar janë të mëdha.
Një mundësi e mirë për portierin shqiptar që të bindë trajnerin Stefano Pioli se duhet të jetë ai titullari në portën e skuadrës kryeqytetase.


