Fundamenti

Dëmtohet kolektori i ujërave të zeza në Koretin, Kastrati kërkon ndërhyrjen e Ministrisë së Mjedisit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Pas vërshimeve të fundit një pjesë e kolektorit të ujërave të zeza në Koretin është dëmtuar, dhe ka nevojë për sanimin e gjendjes. Në një pjesë të lumit ne kemi intervenuar si komunë duke i përmbushur të gjitha obligimet që kemi. Kundërmimi që vije pas shfaqjes së këtij problemi, çdo ditë e më shumë po bëhet i papërballueshëm për banorët e kësaj ane ka shkruar Qendron Kastrati.

RCCOLA

Në këtë takim të realizuar me ta bashkë me shefin e kabinetit Meriton Ramabaja dhe kolegë nga Urbanizmi, na treguan hallet dhe sfidat nga ndotja e lumit.
Jemi të shqetësuar me këtë situatë dhe kërkojmë urgjentisht nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të vijnë dhe bashkërisht ta shohim gjendjen nga afër që sa më parë të bëjmë një zgjidhje./rajonipress/