Dëmtohet Gashi, mungon me Danimarkën?

Shkëlzen Gashi deri pasdite nuk ka qenë në grumbullimin e kombëtares dhe mesa duket ai ka humbur sfidën me danezët dhe jo vetëm. Shqiptari është dëmtuar ndeshjen e fundit me Baselin dhe me të gjitha gjasat nuk do të jetë në këtë grumbullim. Faktikisht ishin mediat zvicerane që bënë me dije një fakt të tillë dhe më pas të konfirmuar. Gashi është dëmtuar në kofshë dhe rrezikon të mos jetë fare në grumbullimin e kombëtares.
Kujtojmë që mesfushori nuk u aktivizua për asnjë minutë në fitoren e Aveiros kundër Portugalisë, por në Zvicër e çmojnë si një nga lojtarët më të mirë të kampionatit vendas. Ai është sulmuesi i Bazelit, Shkëlzen Gashi, i cili është votuar si lojtari më i mirë i kampionatit helvet nga lexuesit e prestigjozes “Blick” për muajin shtator.
Nga ky kampionat, në kombëtaren e drejtuar Gianni De Biasi vijnë edhe Ermir Lenjani që aktivizohet me St.Gallen, Burim Kukeli me Zyrichun, Taulant Xhaka me Baselin dhe Amir Abrashi me Grasshopers. Ndërkaq dje skuadra ka zhvilluar një stërvitje në Durrës ku kanë qenë të gjithë lojtarët në dispozicion.