Fundamenti

Dëmtimet e tubacioneve shkaktojnë humbjen e ujit në Dardanë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Mungesa e ujit në çezmat e qytetarëve shkaktohet edhe nga dëmtimet e shumta që kanë tubacionet dhe që ujësjellësi nuk merr masat për t`i rregulluar. Nuk janë të pakta rastet në qytet që ka dëmtime të tubacioneve që shkaktojnë më pas edhe rrjedhje të ujit, siç duket në foton e këtij artikulli.

Mungesa e ujit në çezmat e qytetarëve shkaktohet edhe nga dëmtimet e shumta që kanë tubacionet

Problematika e ujit të pijshëm në komunën e Dardanës, nuk ndalet vetëm në mungesën e ujit dhe në rrjedhje të tij në pika të ndryshme.

Mungesa e ujit në çezmat e qytetarëve shkaktohet edhe nga dëmtimet e shumta që kanë tubacionet dhe që ujësjellësi nuk merr masat për t`i rregulluar. Nuk janë të pakta rastet në qytet që ka dëmtime të tubacioneve që shkaktojnë më pas edhe rrjedhje të ujit, siç duket në foton e këtij artikulli.

Uji Dea

Kjo situatë, ka mbetur e parregulluar për më shumë se dy javë. Kjo pamje është regjistruar para objektit policor të komunës.

Problemet dhe abuzimet me ujin e pijshëm nuk kanë marrë zgjidhje, përveçse shtohen çdo ditë. Problemi bëhet edhe më i rëndë kur në shtëpitë e qytetarëve mungojnë matësit e ujit dhe ata janë të detyruar që të paguajnë faturat paushallë që u vendos ujësjellësi.

Kjo problematikë nuk është vetëm në qytetin e Dardanes, këtë problem kanë edhe fshatrat përreth njofton bashkëpunëtori jonë Rexhep Hasani.

Qytetarët shprehen të irrituar me shërbimet që ofron ujësjellësi. Ata thonë se në të shumtën e rasteve nuk kanë ujë ndërsa detyrohen të paguajnë faturat e ujit . Ne blejmë ujë me bidonë, pasi situata është tepër e vështirë janë shprehur banorët e Dardanës./rajonipress/