UBT

Dëmtimet e parqeve shqetësuese për banorët e fshatit Sllatinë e Epërme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – EVSB vlerëson se dëmtimet, dukurit e tilla, janë shqetësuese jo vetëm për banorët e fshatit Sllatin, por këto dukuri janë shqetësuese edhe për gjithë shoqërinë.

Pamjet e tilla, sa janë trishtuese, aq edhe të dhimbshme!
Kjo gjendje është në fshatin Sllatina Epërme, në Komunën e Vitisë, në parkun e fshatit”Mali Mllak”.

Është e rëndë të publikohen këto pamje për banorët e fshatit, sepse parkun e shfrytëzojnë të gjithë dhe është i të gjithëve.

RCCOLA

Banorët e fshatit Sllatinë të Epërme, thonë se ne nuk e meritojmë këtë gjendje, parku dhe fshati është i yni, dhe këta persona nuk e kanë vendin në mesin tonë, thuhet nga reagimi, zemërimi i banorëve të fshatit.

Në parkun e lart cekur, shihen ulëset për pushuesit të dëmtuara, të djegura, po ashtu hedhja e mbeturinave në pusin që gjendet brenda parkut, të gjitha këto pamje tregojnë se këtu shkaktar i këtyre dëmeve është vet faktori njeri, dhe ky krim nuk ka ndodhur rastësisht, por i qëllimshëm.

EVSB, fton organet kompetente, të merren me rastin, dhe personat e tillë të pa përgjegjshëm të vihen para drejtësisë, dhe të marrin dënimin e merituar thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/