UBT

Dëmshpërblim, 15 euro për ditë burgu

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Nëse Qeveria e Kosovës e zbaton vendimin për kompensimin e ish të burgosurve politikë që kanë vuajtur nëpër burgjet e Serbisë, atëherë veprimtari i kauzës kombëtare, Adem Demaçi, për 28 vjetët që i ka kaluar nëpër burgje, do të mund të përfitoj mbi 150.000 mijë euro.

Kjo për faktin, se Qeveria është duke llogaritur që kësaj kategorie t’ua kompensojë çdo ditë vuajtje dënimi me nga 15 euro. Këtë e kanë konfirmuar burime të gazetës, që janë të përfshira në këtë proces.

Statusin dhe të drejtën e ish të dënuarit politik parashihet ta gëzojnë të gjithë ata që kanë qenë të dënuar sipas ligjeve te aplikueshme diskriminuese dhe antihumane të ish regjimeve serbo-jugosllave prej 1 mars 1913 deri m 12 qershor 1999.

Uji Dea

Njëri nga ata që kanë qenë i mbyllur mbi 10 vjet nëpër burgjet e ish-Jugosllavisë, e që tash është përfaqësues i Shoqatës së ish burgosurve politik, Hydajet Hyseni, ka thënë se një komision tashmë ka filluar punën për pranimin e aplikacioneve të atyre që kanë qenë pjesë e kësaj kategorie.

Ai nuk ka dhënë ndonjë shifër të saktë mbi numrin e ish të burgosurve politik gjatë regjimit serbo-jugosllav por ka thënë se numri i tyre përafërsisht është rreth 3 mijë. “Ish të burgosurit politikë pritet të kompensohet për qëndrimin e tyre nëpër burgjet serbe, po ashtu kompensim do të bëhet dhe për mënyrën e dëmtimeve dhe lëndimeve që kanë pësuar ata gjatë qëndrimit në burg”, ka thënë ai.(Tribuna)