Hidromorava

DEMOS-i pritet ta ndihmojë Kamenicën në procesin e auditimit të brendshëm

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit Dardan Maliqi dhe Ilir Salihu nga organizata DEMOS.

Ata kanë diskutuar rreth ndihmës që kjo organizatë mund të japë në procesin e auditimit të brendshëm, gjë kjo e cila do të ndihmonte në paraqitjen sa më të mirë të komunës dhe një performancë sa më të mirë të saj.

RCCOLA

Rahimaj bashkë me Drejtorin e Zyrës së Auditimit të Brendshëm Ismet Ahmeti, kanë mirëpritur një ndihmë të tillë, duke thënë se kjo do të ndihmonte edhe më shumë procesin e auditimit në komunë në përgjithësi./rajonipress/