ARKATANA

Demolli: Mendim pozitiv për ligjin për FSK

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli tha se tashmë e kanë proceduar në Qeveri projektligjin për FSK-në, për të cilin ministria që ai drejton ka opinion pozitiv.

“Grupi punues që e kam përmend dje, ka punuar gjatë gjithë ditës dhe sot në orët e hershme të mëngjesit, ka bërë prezantimin para menaxhmentit të lartë të Ministrisë së FSK-së, i cili është dakorduar për draftligjin. Po ashtu ka dhënë opinionin pozitiv për aprovimin e tij, të cilin gjatë ditës ia kemi dorëzuar në ora një Zyrës së Kryeministrit… Ajo çka është me rëndësi është opinioni pozitiv. Ne po ashtu ia kemi bashkëngjit një numër të ndryshimeve të cilat i propozojmë, por të cilat duhet t’i marrë parasysh presidenca që është sponzore e ligjit”, tha Demolli pas mbledhjes së Qeverisë.

Ndërsa i pyetur se a do ta përkrahin këtë projektligj edhe nëse nuk e ka përkrahjen e SHBA-ve ai tha se çdo gjë është në koordinim me SHBA-të dhe partnerët tjerë strategjik të Kosovës.

ARKATANA

“S’kisha dashur të them pa pajtimin. Çdo gjë është në koordinim me SHBA-të dhe partnerët tanë strategjik. Andaj ju e keni dëgjuar sot edhe debatin e presidentit të vendit për këtë Draft ligj dhe është thënë se është në koordinim me partnerët tanë strategjik”, tha ai.

Demolli dje në një intervistë për KosovaPress ka sqaruar se projektligji për FSK-në pas dorëzimit në Kuvend nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i është kthyer Ministrisë për ta analizuar dhe shqyrtuar nga grupet punuese.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.