Mobi Casa

Demokracia shitet në pazar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vlerësimi pozitiv për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 3 nëntorit, që u mbështet dhe nga përfaqësues ndërkombëtar të akredituar në vend, e jashtë tij, rrezikohet nga akuzat e partive politike ndaj njëra-tjetrës për blerje e shitje të votave. Akuza për manipulim me votën ka dërguar në prokurori tre nga kandidatët për kryetar të komunave, ndërsa akuzat për pazare të demokracisë po vazhdojnë gjithandej.

Për akuzë të vjedhjes së votave, të premten në prokurori ka qëndruar dhe kandidati për kryetar të Shtimes, Isuf Musliu, derisa një ditë më parë nga prokuroria u mor në pyetje edhe kandidati nga PDK-ja për Gjilanin Qemajl Mustafa, si dhe Agim Bahtiri, kandidat i AKR-së për kryetar të Mitrovicës.

Mobi Casa

Një akuzë e tillë, është bërë dhe kandidati i Lëvizjes për Bashkim në komunën e Podujevës, Nexhat Llumnica. Në një postim të tij në “YouTube”, ai dëgjohet duke biseduar me një qytetarë të komunitetit ashkali, të cilit ia kërkon votën për kandidatin për asamble komunale nga ky komunitet në listën e LB-së. Mirëpo, bashkëbiseduesi i bënë të ditur se votën e ka në shtije dhe çmimi kap vlerën e 20 eurove.

Ndërsa, të premten një denoncim të blerjes së votës e ka bërë përmes një konference për media edhe Lëvizja Vetëvendosje. Përfaqësues të kësaj lëvizjeje kanë thënë se në Kosovë ka ndodhur “Blerja industriale e votës”. Zyrtarë të lartë të VV-së kanë deklaruar se kanë arritur të ndalin manipulimin që ka ndodhur në vitin 2010, por ajo të cilën nuk kanë arritur të ndalin është blerja e votës…(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.