ARKATANA

Demokracia në shitje

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga Arben Misini – Lusim të gjitha kombet, pse jo edhe politikanët e tyre, qofshin ata udhëheqës të denjë, mbretër, tiranë e diktatorë se këto ditë në Ballkan, ka dalë në shitje – demokracia më e përsosur në botë.

Kjo demokraci është e lehtë, e qetë dhe shumë e sigurtë nga trazirat si dhe luftërat civile. Demokracia jonë dallohet me: shkelje transparente të të drejtave të njeriut, Kushtetutës (fiktive ), me jetë luksoze të politikanëve të vetëshpallur, ku atyre ju garantohet pasurim i shpejtë, privilegje të pa kufizuara si dhe mirënjohje të shumta që vijnë nga vullneti – shpresat e kota të qytetarëve. Kurse qytetarëve të sajë ju dëshiron çdo të mirë në jetën e tyre parashtazore….natyrisht pa shkelur asnjë nga ligjet e xhunglës. Njëherit kjo demokraci ka kosto të ultë të shpenzimeve dhe rreziqeve ndaj ndëshkimeve.

Kjo demokraci funksionon pa ndonjë masë të fuqishme të dhunës ushtarake apo policore, pa ndonjë sanksionim të ushtrimit të dhunës juridiko – politike. Aajo merret si dhuratë drejtpërdrejt nga populli i shitur iluzionist jo realist, që jo vetëm se ta falë votëbesimin pa ndonjë kushtëzim të caktuar, por është pikërisht ky popull që të mbron dhe realizon në përpikëri të gjitha dëshirat dhe pretendimet tuaja karrieriste në kundërshtim me çdo normë zakonore ose juridike në vend.

S`ka dyshim se demokracia ballkanike është shpikja më e admirueshme e bashkësisë ndërkombëtare parajsë e vërtetë mbi këtë tokë, e pa krahasueshme me demokracitë e tjera të botës, njëherit një ëndërr e admirueshme jo vetëm për liderët e sotëm botërorë, por këtë demokraci do ta admironin pse jo edhe faraonët e asaj bote.

United Hospital

Sundim i lirë, pa kushte, pa përgjegjësi, pa kërkesa, pa ndëshkime, është vetëm Demokracia Ime. Këtu askush nuk të hyn në hak dhe askush nuk bënë mëkat, këtu nuk të ndëshkon as populli, këtu nuk të ndëshkon as Zoti.

Kriteret për ta blerë këtë demokraci janë :
1. Ulja e nivelit të shkollimit të atij populli.
2. Ngritja e injorancës dhe demagogjisë publike
3. Prodhimi i iluzioneve mbi popullin dhe zotin

Çmimi për këtë demokraci varion :
1. Parapagimi i demagogëve partiak prej 3 $ – 5 $ deri 100 $ për çdo gënjeshtër në publik me të vetmin qëllim të orientimit të opinionit ndaj demagogëve të famshëm
2. Angazhimi në një vend pune ku prioritet është spiunimi ndaj familjarëve , miqve dhe shokëve qe jeton dhe vepron bashkë me ta.
3. Angazhimi i magjistrave të fjalës që të sugjestionojnë qytetarin e mjerë, deri sa ta fusë në gjumin e tij të ëndrrave iluzioniste mbi realitetin famëkeq
4. Si dhe në fund duartrokitjet (në kullën e babelit ) vendi ky i fundosur nga ferri , balta dhe mbeturinat …. demokracia gjithashtu posedon një sofër të madhe për politikanët , troshat e së cilës i pastron populli i sajë me nxitim/ ndërsa të pa kënaqurit e sajë le të ikin në Evropë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.