Fundamenti

Demiri: AAK hyn shumë e fort në zgjedhjet nacionale

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Xhevat Demiri anëtar i kryesisë së AAK-së në Gjilan thotë për rajonipress se ky subjekt politik në zgjedhjet nacionale hynë shumë i përgatitur dhe të bindur se do të jenë triumfues, sidomos tani kur në krye të gjithë këtij rrugëtimi të AAK-së ndodhet edhe lideri i saj Ramush Haradinaj. AAK në Gjilan sipas tij po rritet çdo ditë dhe po pranojnë kuadro të reja dhe njerëz me ndikim politik.

Xhevat Demiri një mjek i respektuar i cili ndihmojë UÇK gjatë luftës dhe me kredibilitet të mirë politikë e profesional edhe pas luftës, është nga të rrallët kuadro që nuk e shikon interesin personal, por mbi të gjitha lufton që subjekti i tij politik të arrijë sukseset e merituara, raporton rajonipress.

Demiri edhe pse është vetëm anëtarë i kryesisë në AAK të Gjilanit është ndër kuadrot e rrallë që e ka ndihmuar këtë parti në të gjitha rrafshet, derisa liderin e saj Ramush Haradinajn thotë se e ka idol.

Demiri për rajonipress thotë se kësaj radhe AAK edhe në nivel qendror edhe atë lokal hynë shumë e fuqishme dhe e përgatitur.”Jam i sigurt se kësaj radhe do të jemi triumfues dhe timonin e Qeverisë do e merr Ramush Haradinaj. Pas 10 vitesh në zgjedhjet nacionale e kemi në krye liderin tonë i cili po e fuqizon AAK dhe ne presim rezultat shumë premtues në zgjedhjet e përgjithshme” tha Demiri.

Eco Higjiena

Demiri thotë se partitë tjera politike janë në kollaps politik, derisa AAK-ja në Gjilan po rritet e fuqizohet çdo ditë. “Në AAK e Gjilanit çdo ditë ka prurje të reja, çdo ditë kemi njerëz me ndikim politik edhe nga fusha intelektuale që i bashkohen AAK. Ky fakt më bënë optimist se kësaj radhe AAK edhe në Gjilan do të ketë më shumë deputet dhe ulëse në Parlament”.

Demiri thotë se pos Ahmet Isufit, Nijazi Idrizit e Rexhep Kadriut që janë pretendent për postin e deputetit, AAK tashmë ka përfituar edhe një kuadër të çmuar siç është Fehmi Fetahu një biznesmen i suksesshëm i cili mund t`i sjell deri 10 mijë vota.

Demiri tha se dega e AAK-së në Gjilan tashmë ka aktualizuar edhe grupet punuese dhe ato të ekspertëve dhe kjo premisë i jep favore AAK që të hyjë shumë më e konsoliduar se herëve tjera.

Demiri ndërkaq thotë se ai personalisht nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet edhe pse në zgjedhjet e fundit ishte më i votuari në kuadër të AAK-së. “Unë jam në dispozicion të Ramush Haradinajt dhe kur ai të sheh të udhës që unë i duhem AAK atëherë mund të hyjë në garë. Përndryshe unë mbetem i përkushtuar që të kontribuoj në komisionin e shëndetësisë edhe në nivel lokal, po edhe në nivel qendror ku japi kontributin tim profesional si ekspert” tha Demiri./rajonipress/