Eko Higjiena

Demiraj: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi pjesë e aksit të Perëndimit, SHBA s’e lejon Serbinë të krijojë destabilitet

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Dritan Demiraj, në A2CNN, është pyetur mbi tensione të mundshme në Ballkan gjatë vitit që sapo ka nisur.

Eksperti i sigurisë është i bindur që “Ballkani nuk po hyn në një fazë të re pasigurie”, pasi është nën mbështetjen “politike, ushtarake dhe diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

“Ballkani nuk po hyn në një fazë të re pasigurie. Më lejoni të risjell në vëmendjen tuaj atë që në fakt unë e kam deklaruar dhe më përpara, ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare dhe Strategjinë e Sigurisë Kombëtare. Dy dokumenta strategjikë të firmosur kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kur them kohët e fundit, në muajin dhjetor. Të dyja paraqesin rëndësinë e madhe të Ballkanit Perëndimor, në mënyrë të veçantë duke përcaktuar Shqipërinë, Kroacinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën si vende tashmë të afirmuara në rendin e ri global si pjesë e aksit të Perëndimit dhe nën mbikëqyrjen dhe modernizimin, nën mbështetjen politike, ushtarake dhe diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Demiraj.

Mobi Casa

Sipas tij, “pa diskutim që ka problematika të operacioneve hibride” në Ballkan, por shtoi se “angazhimi i madh amerikan nuk do të lejojë operacionet dhe ndikimet malinje të Serbisë për të krijuar destabilitet”.

“Për sa kohë që shërbimet inteligjente ruse, FSB-ja, GRU-ja janë prezente gjatë gjithë kohës në territorin e Serbisë, bashkëpunojmë me qeverinë e saj, me Ministrinë e saj të Mbrojtjes, me shërbimet inteligjente BIA, edhe në Bosnjën serbe do të ketë operacione të asaj që njihen si operacione të intensitetit të ulët, operacione propagandistike, të dezinformimit, pra pjesë të luftës hibride. Por, tendenca e këtyre për shkak të angazhimit të madh amerikan duke e përcaktuar si domejnin e saj territorin e këtyre shteteve që sapo thashë, nuk do të lejojë operacionet dhe ndikimet malinje të Serbisë për të krijuar destabilitet”, theksoi Demiraj. (A2 Televizion)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.