Demir Krasniqi sot i mbush 70 vite

Gjilan – Demir Krasniqi sot mbush 70 vite. Ecja e Demir Krasniqit ka zikzaket e veta, por ajo që dihet dhe që është e fuqishme mbetet fakti se ai për 50 vite punojë me nder, dhe dinjitet prej krijuesi e artisti muzikor. I dhurojë Anamoravës e Kosovës qindra e mijëra këngë popullore e burimore shqiptare, i dhurojë Anamoravës e Kosovës libra me karakter pedagogjik dhe si krijues e njeri i muzikës burimore shqiptare ofroj tërë potencialin e tij prej shpirti krijues edhe për gjeneratat e reja. U lind më datën 10 Shkurt 1950, në fshatin Tugjec të Malësisë së Gollakut, komuna e Kamenicës, nga nëna Hysnije dhe babai Shefkiu. Rrjedh nga një familje skajshmërish e varfër, por shumë bujare, mikpritëse dhe me bazamente të forta kombëtare.
Demir Krasniqi ka të drejtë të mburret dhe të ndihet krenar për opusin e tij të shumtë në fushën e muzikës e publicistikës, por asnjë arsye nuk e kanë pushtetet komunale që kurrë nuk i dhanë vendin e merituar. Përkundër kësaj përbuzje Demir Krasniqi vazhdon të shkruaj e të mos ndalet për asnjë çast sepse vetëm kështu ai e sfidon përbuzjen dhe ironinë që ndodhet mes nesh. Urime Demir Krasniqi e jetofsh gjatë e me plotë dashuri.
Demir Krasniqi si këngëtar dhe rapsod popullor, përveç mijëra dasmave e gazmendeve familjare gjithandej trojeve etnike shqiptare, përveç shumë koncerteve e festivaleve vendore, ka qenë katër herë përfaqësues i këngës kosovare në festivalet ndërkombëtare si: Rivista e Folklorit Ballkanik në Zagreb, Rivista e Folklorit Ballkanik në Ohër, Tubimet e Folklorit Ballkanik në Beograd dhe në Festivalin e Folklorit të popujve evropian “Danubi i kaltër” në Novi Sad, ku ka kënduar në duet me Nexhmije Pagarushën, këngën “Ku po shkon moj Rrushja e lalës”, festival ky që për herë të parë u transmetua direkt përmes rrjetit televiziv evropian “Eurovizion”.
U lind më datën 10 Shkurt 1950, në fshatin Tugjec të Malësisë së Gollakut, komuna e Kamenicës, nga nëna Hysnije dhe babai Shefkiu. Rrjedh nga një familje skajshmërish e varfër, por shumë bujare, mikpritëse dhe me bazamente të forta kombëtare.
Demir Krasniqi është bashkëpunëtor i rregullt i Rajonipress dhe ne nga zemra i urojmë këtë ditë të veçantë./rajonipress/