Demir Krasniqi me potpuri (këngësh) parodi kushtuar flamurit

Gjilan – Ndeshja Shqipëri – Serbi ka prekur zemrat e shumë shqiptarëve kudo në botë. Nuk ka qëndruar indiferent as Demir Krasniqi krijues, kompozitor e këngëtar i njohur. Ai nga e tërë ajo skenë që ka parë ka shkruar një këngë parodi. Mesazhi i Demirit është se flamuri nuk guxon të preket sepse për të është derdhur shumë gjak gjatë viteve.
Demir Krasniqi këngëtar e krijues i madh i skenës muzikore shqiptare është prekur rëndë nga takimi Shqipëri – Serbi. Skenat ku flamuri shqiptarë u tentua të nëpërkëmbët e kanë irrituar Demirin i cili enkas për rajonipress edhe ka shkruar një këngë-parodi.
Krasniqi thotë se flamuri është i shenjtë dhe ai nuk guxon të preket. “Unë i arsyetoj ata djem e heronj të vërtetë që midis Beogradit mbrojtën krenarinë e kombit. Jam me ta dhe jam në mbrojtje të vlerave kombëtare. Kurrë skam pushuar së kënduari për Flamur as në kohërat më të vështira. Edhe pse me shëndet më të dobët edhe tani kur është në pyetje flamuri unë zgjohem nga shtrati dhe e nderojë atë” shprehet Krasniqi për rajonipress.
Lexojeni këngën parodi kushtuar ndeshjes futbollistike Shqipëri – Serbi.
Kalle , kalle !…
– Potpuri këngësh parodi , kushtuar ndeshjes futbollistike Shqipëri – Serbi,
në Beograd , më 14.10.2014.-
I.
O, a po vjen me mue ?
O, n’ Beograd me shkue ?
O, lojën me shikjue ?
O, ta shikojmë Shqipërinë !
O, qysh po e mund Serbinë !
II.
Shqipja jonë e bukur ,
E bukur , e bukur –
Fluturon si flutur ,
Si flutur, si flutur !…
N’ mjedis Beogradit ,
Shqipja aterron –
Tifozët e “Partizanit”,
Keq po ia tmerron !
Shqipja erdh nga mali ,
Nga mali, nga mali –
Erdh Ismail Qemali ,
Qemali, Qemali !…
Erdh Ismail Qemali ,
Isa Boletini –
Ndeshjen seç ua ndali ,
Ethet seç ua shtini !…
III.
Kalle, kalle , qitja pluhurin –
Nuk durojmë me na e prekë Flamurin !
Kalle, kalle qitja timin –
Nuk durojmë me na e prishë Himnin !
Kalle, kalle , qitja flakën –
Jem shqiptarë , s’ durojmë shuplakën !
Kalle , kalle , qitja prushin –
Jem shqiptarë , s’e durojmë grushtin !
Kalle, kalle, qitja helmat –
Jem shqiptarë , s’ i durojmë shkelmat !
Gjilan, më 19.10.2014. Demir Krasniqi/rajonipress/