UBT

Demir Krasniqi: Dobësi të mëdha në Kulturën e Gjilanit

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Demir Krasniqi krijues dhe njohës i mirë i zhvillimeve kulturore në debatin e organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” ku u debatua për jetën kulturore ka thënë se këtë segment e përcjellin dhe e kanë përcjellur gjithmonë probleme të shumta. Ai, ndër të tjera tha se sa i përket kulturës muzikore, qytetit të Gjilanit i mungon Kori i Qytetit, Orkestra e Qytetit, një Shoqëri Kulturo – Artistike Muzikore me përmasa qytetare. Gjilanit i mungon një Ansambël Autokton i Këngëve, Valleve, Instrumenteve Muzikore Autoktone, Dokeve, Riteve dhe Traditave Popullore. Gjilanit i mungon një Festival Tradicional i Këngës dhe Muzikës Tradicionale Popullore. Gjilanit i mungon një Festival Tradicionale i Këngës për Fëmijë. Gjilanit i mungon Kori dhe Orkestra Reviale për festat dhe solemnitetet e ndryshme kombëtare dhe shtetërore.

Sipas Krasniqit Gjilanit i mungojnë juritë e mirëfillta profesioniste në çdo lëmi të manifestimeve kulturore dhe artistik, ku zakonisht praktikohet që shpërblimet nga Gjilani të shkojnë tek pjesëmarrësit, artistët, këngëtarët dhe krijuesit e importuar nga krahinat e ndryshme shqiptar, që nga Livoqi i Poshtëm dhe i Epërme e deri tek Vlora e Sarand, por kurrë jo atyre vendorë !

Në Drejtoritë dhe vendet udhëheqëse të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Komunës së Gjilanit, tradicionalisht kurrë nuk mbahet mend të jenë punësuar kuadro të specializuara profesioniste, por ato vende gjithmonë janë plotësua sa për sy e faqe, sikur roli i piunëve në lojërat e shahut !

Shtrohet pyetja për strukturat udhëheqëse kulturore e politike të Komunës së Gjilanit :
Çka bënë ata deri më tani për kujtimin dhe nderimin e themeluesve të Teatrit Kombëtar Shqiptarë të Shkupit dhe të Gjilanit : Muharrem Shahiqin, Zija Berishën dhe doajenët e artit teatral të Gjilanit ?

Çka bëri Gjilani dhe strukturat e tij kulturore, për nderë të poetit Ali Huruglica, Zejnullah Halili, Beqir Musliu e ndonjë tjetër ?!

Çka bëri Gjilani për nderë të Pentagramit të Parë, Çelësit të Parë Muzikor, Pedagogut të Parë Muzikor dhe Dirigjentit të Parë Muzikor të mbarë regjionit të Kosovës Lindore – Selaman Vokshin, si dhe profesorin e ndjerë të muzikës – Xhevat Ismajlin ?!

Ku i ka Gjilani përmendoret e kolosëve të historisë së këtyre anëve, sidomos të Idriz Seferit, Mulla Idriz Gjilanit, Hasan Ali Remnikut, Isuf Kikit – Gjilanit, për të cilin mbarë Drenica betohen në kokën e tij, Vehbi Ibrahimit, Ramiz Cërnicës, Bejtë Përlepnicës e shumë e shumë të tjerëve, që derdhën gjakun dhe e dhanë jetën për lirinë e këtij regjioni, për lirinë e këtij populli dhe për lirinë e këtij Atdheu ?!

Gjilani në vazhdimësi ka mbuluar gjurmët e krimeve të serbëve mbi shqiptarët e pambrojtur autokton, si për shembull:
Gropat skeptike të Burgut famëkeq të Gjilanit, të cilat janë të ngopura me eshtrat dhe gjakun e patriotëve, luftëtarëve dhe të burgosurve shqiptarë – në vend se të iu ngrihet ndonjë përmendore, ato gropa Komuna e Gjilanit i mbuloi, Burgut ia zhduki gjurmët nga sipërfaqja e dheut dhe atë vend e bëri Auto – Parking Komunal ?!

ARKATANA

Derisa për luftëtarin legjendar Hasan Ali Remnikun , regjimi i Beogradit xhiroi filmin dokumentar më famëkeq me titull :”Kapetan Lleshi”, Gjilani në vend së t’ia ngritë një përmendore në vendin ku serbët e ekspozuan për herë të fundit trupin e Hasan Remnikut – e ngriti Shtëpinë e Mallrave ?!

Monumenti kulturor i Sahat Kullës së Gjilanit, ka disa vite që është ngritur në këmbë, por kurrë nuk është përfunduar ?!

Ai, deri në ditët e sotme mbeti në disponim të kalimtarëve të rastit, të cilët atë monument po e shfrytëzojnë për nevojtore publike ?!

Objektet e Policisë, Burgut të Qarkut dhe objektet komunale të Gjilanit, dihet mirëfilli se janë të ndërtuara mbi eshtrat e varreve të shqiptarëve dhe ato në vend se të rrënohen njëherë e përgjithmonë nga sipërfaqja e dheut – ato çdo ditë rinovohen, ngjyrosen dhe stilizohen ?!

Mbi gropat skeptike nën vendin e quajtur :”Ura e Maskatarit”, të cilat janë mbushë me eshtra dhe gjak të shqiptarëve, nga ana e sundimtarëve gjakpirës sërbosllavë, për t’i mbuluar gjurmët e krimit të tyre – është ngritur Hoteli impozant luksoz, që quhet:”Kristal”?!

Askund mbi trojet etnike shqiptare, nuk ndodhë që komplekset e varrezave të qytetarëve shqiptarë, të jenë thurur me rrethoja pllakash të betonit, të dizajnuara në formë të shajkaqave të serbo – çetnikëve, kurse Varrezat e Gjilanit janë të rrethuara me shajkaqa serbe dhe për këtë krim historik, askush nuk e lodhë mendjen, as nuk e vret ndërgjegjja që të ndërmerr masat e duhura ?!

Në Konfederatën serbo – jugosllave, të përbërë nga 6 republika dhe dy krahina autonome : askund nuk ka ndodhë që të ndërtohet ndonjë shkollë në formë të germës:”T”- në shenjë përkujtimi për Titon !

Kurse, i vetmi është qyteti i Gjilanit , që Shkollën Fillore “Abaz Ajeti” e konstruktoi dhe e dizajnoi në formë të germës :”T”, në mënyrë që ta përkujtojnë për gjithmonë Josip Broz Titon , të cilin e kishte bartur në shpinë shqiptari Abaz Ajeti nga Bukoviku ka thënë Krasniqi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.