FIDANISHTJA

Demi: I domosdoshëm koalicioni parazgjedhor PDK-AKR

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Koalicioni i mundshëm parazgjedhor në mes të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës Kosova e Re (AKR) do të jetë shumë i mirëseardhur për të dy subjektet politike, që aktualisht e përbëjnë koalicionin qeverisës në vend.

Sikurse partia e kryeministrit Hashim Thaçi, edhe ajo e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, do t’i kenë sfidë zgjedhjet e sivjetme, prandaj, nevoja për koalicion është më se e nevojshme.

Të paktën kështu vlerëson analisti politik, Agron Demi, i cili thotë se prej themelimit e deri më tash Aleanca Kosova e Re i ka shërbyer Partisë Demokratike të Kosovës, siç thotë ai, sa herë që partia e Thaçit ka pasur nevojë, ka llogaritur në të.

“AKR-ja ka shërbyer si parti e cila sa herë i është nevojitur PDK-së ka mundur të llogaritë në të, që nga viti 2007. AKR-ja e vetme do të ketë pak shanse që të kalojë pragun zgjedhor prej 5%, nëse ky prag mbahet edhe më tutje. Andaj, AKR-së do t’i nevojitet një partner më i madh me qëllim që të arrijë së paku t’i fus 2-3 emra në parlament. E partneriteti më i natyrshëm është ai me PDK-në”, thotë ai për Gazetën Blic.

ARKATANA

Sipas tij, edhe Partia Demokratike e Kosovës për shkak të goditjeve që i ka pësuar tash e katër vjet radhazi ka nevojë për një partner që do t’i sjellë ndonjë votë “gratis”.

“Por edhe për PDK-në është gara mjaftë e ngushtë dhe do t’i duhet të arrijë partneritete zgjedhore me parti më të vogla, me qëllim që të arrijë të fitojë më së shumti vota dhe në këtë mënyrë të fitojë të drejtën që se partia/koalicioni me numrin më të madh të votave të fitojë të drejtën që të fillojë negociatat me partitë tjera për formim të koalicionit qeverisës”, thotë Demi.

E vetmja gjë, thotë ai, që mbetet të shihet është nëse partia e kryeministrit Hashim Thaçi do të jetë e gatshme që fushatën ta bëjë menjë emër tjetër, siç mund të jetë koalicioni PDK-AKR, dhe jo siç ka garuar deri më tash, me emrin e saj – Partia Demokratike e Kosovës./Gazeta Blic/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.