Dëmet e breshrit si paguan askush, zhgënjehen fshatarët e prekur
Gjilan – Dëmet e breshëri të shkaktuara ditëve të fundit në fshatrat e Gjilanit dhe Vitisë nuk i ka paguar as komuna e as ministria e bujqësisë. Banorët e Stublinës ndjehen të zhgënjyer sepse siç thonë ata i tërë mundi i verës u ka shkuar huq.
Dëmet e breshrit nuk i ka paguar as komuna e as Ministria e Bujqësisë. Zyrtarët komunal në Gjilan e Viti thonë se ata nuk kanë mjete të mjaftueshme për të kompensuar dëmet.
Madje, Sokol Haliti ka kërkuar ndihmë publike nga Ministria e Bujqësisë që tu kompensoj dëmet fshatrave të prekura nga breshëri.
Ngjashëm kanë vepruar edhe zyrtarët gjilanas të cilët i kanë dërguar një raport me vlerën e dëmeve Ministrisë së Bujqësisë, por nga praktika as kjo ministri pothuajse asnjëherë nuk ka reaguar.
Zymer Osmani banor nga fshati Stublinë thotë se vlera e dëmeve është e madhe dhe pothuajse e pa kompenzueshme për të. “I tërë mundi i verës na ka shkuar huq. Jemi të dëmtuar e të goditur, por më shumë jemi të zhgënjyer në institucionet tona të cilat fare nuk kanë reaguar” tha Osmani.
Osmani thotë se edhe komuna është dashur të paktën me nga një shumë simbolike t`i përkrah bujqit dhe jo të rrinë duarkryq.
Ndryshe breshëri i fundit që goditi Stublinën ka dëmtuar shumë kulturat bujqësore./rajonipress/


