UBT

Demarkacioni, votëbesim për Qeverinë

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Futja në një situatë të tillë krize që ka çrregulluar në masë të madhe funksionimin e jetës institucionale në vend, sidomos pamundësia eventuale e sigurimit të votave për demarkacionin, sipas njohësve të rrethanave politike në vend mundë ta çojë vendin edhe në zgjedhje të reja parlamentare të parakohshme

Kuvendi i Kosovës edhe në seancën e rregullt të kësaj jave nuk e ka në rend pune ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, e cila ka gati një vit që së bashku me asociacionin për komunat me shumicë serbe po kundërshtohet nga tri subjektet politike opozitare. Mundësinë e dështimit të sigurimit të votave të mjaftueshme për Demarkacionin, për shkak të shtimit të zërave kundër edhe brenda koalicionit qeverisës, e ka pranuar si rrezik real edhe kryeministri Mustafa në një intervistë për mediet, shkruan gazeta Kosova Sot.

Futja në një situatë të tillë krize që ka çrregulluar në masë të madhe funksionimin e jetës institucionale në vend, sidomos pamundësia eventuale e sigurimit të votave për demarkacionin, sipas njohësve të rrethanave politike në vend mundë ta çojë vendin edhe në zgjedhje të reja parlamentare të parakohshme.

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, pohon se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi është një çështje e rëndë dhe shumë delikate për të ardhmen e vendit, por edhe për vetë fatin e Qeverisë aktuale të Kosovës.“Është fakt se Marrëveshja e demarkacionit, e nënshkruar nga ana e Thaçit dhe Hysenit me përfaqësuesit e Malit të Zi, ka krijuar një çrregullim të tërësishëm të jetës politike dhe institucionale në Kosovë. Raportet janë shndërruar në kapacitete të rënda marrëdhëniesh mes forcave politike. Ato janë shprehur edhe në Kuvend dhe jashtë tij, duke krijuar tendosje dhe raporte të ashpra edhe me organet e ndjekjes”, theksoi ai.

Uji Dea

Mbështetësit e marrëveshjes, të ndiqen penalisht

Sipas Kelmendit, tash, kur po ecet në rrugën që kjo marrëveshje të futet në Kuvend për ratifikim nga parlamentarët, pritet të kemi tendosje tjetër të re. “E në rast se parlamentarët për shkak të ruajtjes së marrëdhënieve qeveritare e pranojnë marrëveshjen, gjendja do të përkeqësohet edhe më shumë, jo vetëm midis parlamentarëve qeveritarë, respektivisht PDK-së dhe LDK-së, por edhe në raport me opozitën do të krijohen çrregullime të rënda dhe të pariparueshme. Prandaj, Kuvendi nuk duhet ta miratojë marrëveshjen si të tillë. Por, nëse kjo futet në Kuvend dhe nuk miratohet, atëherë është shumë e qartë që vendi do të shkojë shumë shpejt në zgjedhje të reja. Kjo për faktin se nuk ka më raporte ndërlidhëse midis PDK-së dhe LDK-së”, tha prof. Kelmendi për ‘Kosova Sot’.

Në variantin më befasues, të miratimit eventual të kësaj marrëveshje, sipas Kelmendit, përsëri destabilizimi mbetet si opsion që mund ta çojë vendin në zgjedhje. “Masat do ta kundërshtojnë dhe opozita do të rritet, prandaj mendoj se kuvendarët nuk do ta ratifikojnë marrëveshjen e tillë. Ajo ka krijuar konflikte dhe rreziqet janë shumë të mëdha që Kuvendi ta miratojë një marrëveshje të tillë antishtetërore dhe shumë të dëmshme për vendin. Madje nëse miratohet marrëveshja e tillë, atëherë jo vetëm Qeveria, por edhe kuvendarët do të kenë bërë vepër penale të dënueshme dhe duhet të përgjigjen penalisht, sepse në Kodin Penal të Kosovës theksohet taksativisht se dhënia e ndonjë pjese të territorit është vepër e rëndë penale dhe dënimet janë deri me burg të përjetshëm”, tha prof. Muhamet Kelmendi.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.