Uji Dea

Demarkacioni, tema më e vështirë pozitë – opozitë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ndërmjetësuesi i dialogut politik pozitë-opozitë, Naim Rashiti, ka bërë të ditur gjatë një interviste për “Zërin” se në asnjë takim palët s’kanë arritur të pajtohen për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Naim Rashiti, ndërmjetësuesi i dialogut politik mes pozitës dhe opozitës kosovare, thotë se heqja e vizave për Kosovën me Bashkimin Evropian brenda këtij viti është i mundur po qe se plotësohet kushti i demarkacionit me Malin e Zi.

Rashiti gjatë një interviste dhënë gazetës “Zëri” tregon përshtypjet e tij për takimet e ndërmjetësuara mes dy palëve, duke pranuar se demarkacionin me Malin e Zi ka qenë tema më e vështirë për të cilën nuk ka qenë i mundur kompromisi, pavarësisht insistimeve të bëra.

ARKATANA

Në anën tjetër, një prej temave që ka gjetur përkrahjen e palëve, siç thotë ai, ka qenë dialogu në Bruksel për të cilin pozita dhe opozita janë pajtuar t’ia ndërrojnë formatin.

Ndryshe, Rashiti e vlerëson se dialogu politik ka nxjerrë mësime mes palëve pjesëmarrëse. Ai cek se mes partive ende ka dallime të mëdha, por dëshira për t’u takuar bashkërisht ekziston./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.