FITORJA

Demarkacioni të hënën në Kuvend, Veseli jep indikacione se do të kalojë!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Javën e ardhshme, konkretisht ditën e hënë, pritet që Kryesia e Kuvendit të shqyrtojë si pikë kryesore çështjen e Marrëveshjes së Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Lidhur me këtë, kryetari i Kuvendit njëherësh kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur optimist se një demarkacioni do të votohet nga deputetët e Republikës.

“Demarkacioni është një nga kushtet kryesore për liberalizimin e vizave për qytetarët. Jemi duke punuar shumë seriozisht në këtë drejtim në mënyrën që të kemi sa më shpejt zgjidhje që ky kusht të kaloj, demarkacioni të kalojë me seriozitetin më të madh. Kosovës i duhet një koncencuzs në çështjen e demarkacionit”, u shpreh ai gjatë një konference për media, shkruan Indeksonline

Uji Dea

Më tej, Veseli theksoi se Kosova ka nevojë për stabilitet politik dhe se në të njëjtën kohë klasa politike duhet t’i plotësojë ato që kërkohen nga qytetarët e vendit. “Integrimi drejt bashkimit evropian dhe kjo i bie liberalizmi i vizave”, u shpreh kryeparlamentari.

Ndryshe, më 5 shkurt në orën 11:00 është caktuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit . Në këtë mbledhje, në pikën e gjashtë të rendit të ditës është paraparë shqyrtim i Marrëveshjes së Demarkacionit ndërmjet Kosovës e Malit të Zi që në ftesën zyrtare për këtë mbledhje është emërtuar si “Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.