FIDANISHTJA

Demarkacioni në Kuvend, ‘kile’ e Mustafës për Veselin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Zhvillimet e djeshme politike në vend e kanë “detyruar” kryeministrin Isa Mustafa që të ngutet sa i përket çështjes së demarkacionit. Ai, nga Anglia – ku po qëndron për vizitë zyrtare – ka dërguar dje një komunikatë për medie në të cilën ka lajmëruar se të hënën do të dërgohet në Kuvend marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

Në një prononcim për KALLXO.com, analisti Imer Mushkolaj tha se zhvillimet e fundit politike po dëshmojnë një “luftë” mes Mustafës dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

“Mustafa, me procedimin e demarkacionin në Kuvend, po do me e qit para aktit të kryer Veselin me idenë se ky i fundit nuk po dëshiron me e kry – me e kalu demarkacionin – dhe me e bë përgjegjës për mos liberalizim të vizave”, tha Mushkolaj për KALLXO.com.

Hidromorava

Ndërsa, analisti tjetër, Belul Beqaj, zgjedhjet i sheh të pashmangshme – kaloi apo nuk kaloi demarkacioni. Sipas tij 61 vota do të bëhen dhe mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë do të ketë sukses. Ndërkaq, vendimin për ta dërguar në Kuvend marrëveshjen e demarkacionit, ai e sheh si tentim për t’ia lënë një “kile” PDK-së.

Partitë opozitare gjatë ditës së djeshme dorëzuan në Kuvend nismën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Një nismë e tillë ishte votuar edhe prej katër deputetëve të pozitës që janë pjesë e grupit parlamentar të PDK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.