Eko Higjiena

Demarkacioni mund të ndalet vetëm me votë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Avokati i njohur Dastid Pallaska ka bërë me dije se, nëse demarkacioni me Malin e Zi përmban gabime, marrëveshja mund të ndalet vetëm me votë në Kuvendin e Kosovës.Ai ka thënë se në një shoqëri të mirëfilltë demokratike secila nismë politike duhet të përmbyllet me një vendim, përkatësisht t’i nënshtrohet procesit të vendimmarrjes politike nga institucionet kompetente.

Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Pallaska ka vlerësuar se, pavarësisht shumicës me të cilën udhëheq një Qeveri vendin, vendimmarrja jo domosdo nënkupton miratim të secilës nismë politike që vjen nga Qeveria. “Kjo marrëveshje ndërkombëtare, nëse përmban gabime apo është e bazuar në pasaktësi, mund të ndalet vetëm në një mënyrë: me votë dhe në Kuvend”, ka thënë Pallaska.

ARKATANA

Ai ka treguar se protagonizimi i tepruar politik dhe marrëdhëniet e këqija ndërmjet aktorëve politikë në vend kanë personalizuar tej mase çështjet që janë objekt shqyrtimi në Kuvend. Sipas Pallaskës, në dy vjetët e fundit personalizimi i çështjeve me aktorët politikë ka shkuar deri në atë masë sa miratimi apo jo i një çështje politike lidhet jo vetëm me fatin politik të një aktori politik, por shndërrohet në çështje ekzistenciale për atë aktor politik. “Me fjalë të tjera, veprimtaria politike në vend ka degjeneruar deri në atë pikë sa as humbësit politik nuk i ofrohet kurtuazia minimale që ta pranojë humbjen. Është pikërisht ky mentalitet politik i fituesve absolutë që ka bllokuar vendin që nga qershori i vitit 2014”, është shprehur ai.

Më tej, Pallaska takimin e paralajmëruar të kryeministrit me opozitën e ka cilësuar të pakuptimtë. Në anën tjetër, ai ka sqaruar se edhe opozita duhet ta lejojë fizikisht dështimin e kësaj marrëveshje ndërkombëtare në Kuvend, “për faktin se dështimi i miratimit të marrëveshjes ndërkombëtare në Kuvend është e vetmja mënyrë ligjore jo vetëm për ndalimin e hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje ndërkombëtare, por edhe për rihapjen e kësaj çështje qoftë për rinegociata me Malin e Zi, qoftë për zgjidhje nga një tribunal i arbitrazhit ndërkombëtar”, ka deklaruar Pallaska, duke shtuar se dështimi i kësaj marrëveshje në Kuvend nuk nënkupton amnisti politike për personat që mund të mbajnë përgjegjësi për hartimin dhe nënshkrimin e një marrëveshje ndërkombëtare që përmban gabime apo është e bazuar në pasaktësi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.