FITORJA

Demarkacioni mes rinegocimit dhe arbitrazhit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ngrirja e posteve shtetërore nga ana e përfaqësuesve të Listës Serbe ka krijuar një situate të re edhe sa i përket çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës, e cila për këtë marrëveshje nuk e ka përkrahjen e opozitës dhe disa deputetëve të pavarur, nuk mund të shpresoj më as në votat e partnerin në koalicion, Listës Serbe për ta miratuar brenda një periudhe të afërt kohore.

Në një situatë të tillë zgjidhja më e mirë po vlerësohet të jetë rinegocimi i tërësishëm i marrëveshjes.

Një vlerësim të tillë e jep profesori i gjeografisë dhe deputeti i LDK-së, Shpetim Bullqi.

Ai për lajmi.net ka thënë se kjo zgjidhje është më e mira për faktin se edhe Mali i Zi ka shprehur gatishmëri për rinegocim.

Mobi Casa

“Praktikisht zgjidha më e mirë do të ishte rinegocimi i marrëveshjes, për faktin se ne nuk kemi diçka kontestuese nga ana e Malit të Zi, e cila edhe më herët është deklaruar se janë të gatshëm ta rishikojnë punën e demarkacionit”, ka thënë Bulliqi .

Përveç rinegocimit për të zgjidhur problemin e shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi, si mundësi është përmendur edhe dërgimi në Gjykatën e Arbitrazhit. Por për Bulliqin i cili së bashku me ekspert të tjerë kanë kundërshtuar versionin aktual të demarkacionit, arbitrazhi do të ishte i nevojshëm sikur nga ana e Malit të Zi të kishte paraqitur ndonjë problem.

“Arbitrazhi do të ishte i nevojshëm sikur të kishte paraqit problem pala malazeze. Atëherë mënyrë më e mirë dot ishte që të rinegociohet kjo çështje të mënjanohet ato lëshime nga Komisioni Shtetëror dhe të miratohet dhe të ecim tutje”, ka thënë Bulliqi.

Qeveria e Kosovës me 1 shtator kishte tërhequr projektligjin e demarkacionit me Mali e Zi nga rendi i ditës se Kuvendit.

Pas kësaj date zyrtarë qeveritarë kishin deklaruar se shumë shpejt do të ndodh riprocedimi, por deri më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Tash pas largimit të Listës Serbe çështja e demarkacionit është komplikuar edhe më shumë./ lajmi.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.