Uji Dea

Demarkacioni dhe Qeveria, në duart e Listës Serbe

/ 8 minuta lexim

Pas një pauze, të martën në Bruksel është mbajtur takimi në mes të delegacioneve të dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë. Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, ka thënë se bisedimet në dialogun në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë mbajtur në një frymë konstruktive dhe rezultuan në një identifikim të përbashkët të disa çështjeve dhe hapave që duhet të trajtohen për të ecur përpara në implementimin e punës dhe normalizimin e mëtejmë të marrëdhënieve.

“Kosova ka nevojë për ratifikim e demarkacionit dhe kjo shumicë parlamentare që po e sundon Kosovën, pra PDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe AKR-ja, e kanë çuar aq larg Kosovën duke e lënë të varur nga një Listë Serbe, që për mua është Lista e Aleksandar Vuçiqit dhe për të pasur votat e tyre për demarkacionin shqiptarëve u duhet që t’i gjunjëzohen Listës Serbe të Vuçiqit. Andaj unë kam dyshim se pala kosovare jo vetëm se është e detyruar që serbëve t’u jepet asociacioni, por kam frikën që atyre asociacioni do t’u jepet edhe me kompetenca ekzekutive”, tha për “Kosova Sot” Jeton Kelmendi

Pas një pauze, të martën në Bruksel është mbajtur takimi në mes të delegacioneve të dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë. Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, ka thënë se bisedimet në dialogun në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë mbajtur në një frymë konstruktive dhe rezultuan në një identifikim të përbashkët të disa çështjeve dhe hapave që duhet të trajtohen për të ecur përpara në implementimin e punës dhe normalizimin e mëtejmë të marrëdhënieve.

Kryenegociatorët nga Beogradi dhe Prishtina, Marko Gjuriq dhe Avni Arifi, u takuan së bashku me ekipet e tyre përkatëse në Bruksel më 26 dhe 27 shkurt për diskutime mbi zbatimin e marrëveshjeve të ndryshme të arritura ndërmjet dy palëve në dialogun e lehtësuar të BE-së, sidomos marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, IBM-në, drejtësinë, Asociacionin serb, urën në Mitrovicë dhe energjinë, thuhet në deklaratën për media të Kocijançiq. Por, analistët druajnë se rihapja e bisedave për Asociacionin mund të sjellë rreziqe të reja për Kosovën.

Gjunjëzim në Bruksel

Analisti politik Ilir Fetahu për gazetën “Kosova Sot” thotë se Asociacionin e Komunave Serbe duhet bërë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pasi që kjo ishte një çështje që është trajtuar edhe nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka konfirmuar se disa nene të marrëveshjes që janë arritur për Asociacionin e Komunave Serbe janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.”Pavarësisht situatës së rëndë ku jemi, nuk duhet të bëhen pazare të tjera në raport me demarkacionin dhe Asociacionin dhe ndonëse vlejnë votat e Listës Serbe. Andaj Kosova duhet që të marrë përsipër obligimet ndërkombëtare, por gjithmonë duke e respektuar Kushtetutën e vendit dhe ligjet në fuqi”, theksoi ai.

“Kam frikën se liderët e koalicionit, Haradinaj dhe Veseli, janë gjunjëzuar dhe këtij dështimi i ndihmon për të keq edhe Hashim Thaçi. Andaj, parashoh se edhe pas këtij takimi të Brukselit Kosova do të ketë një humbje të radhës”, tha Jeton Kelmendi për “Kosova Sot”

Ndërsa eksperti i Integrimeve Evropiane në fushën e drejtësisë, Jeton Kelmendi, për gazetën “Kosova Sot” tha se takimi në Bruksel është një tentativë në vazhdimësi për pazare të mëtejme të palës serbe. “Por, kam frikën se pala kosovare nuk do të mundet që t’i sjellë një të mirë vendit. Derisa pala serbe u ka sjellë si gjithnjë në të gjitha takimet dobi qytetarëve të Serbisë. Kjo aq më tepër kur në krye të delegacionit të Kosovës ndodhet një njeri si është Avni Arifi, pa asnjë fije përvoje në marrëveshjet ndërkombëtare”, potencoi ai. “Kosova ka nevojë për ratifikim e demarkacionit dhe kjo shumicë parlamentare që po e sundon Kosovën, pra PDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe AKR-ja e kanë çuar aq larg Kosovën duke e lënë të varur nga një Listë Serbe që për mua është Lista e Aleksandar Vuçiqit dhe për të pasur votat e tyre për demarkacionin shqiptarëve u duhet që t’i gjunjëzohen Listës Serbe të Vuçiqit. Andaj unë kam dyshim se pala kosovare jo vetëm se është e detyruar që serbëve t’u jepet asociacioni, por kam frikën që atyre asociacioni do t’u jepet edhe me kompetenca ekzekutive”, vijoi më tutje Kelmendi.

KKGJILAN

Marrëveshjet jotransparente

“Sigurisht së delegacioni i Serbisë në këto bisedime do të insistojë kompensime të mëdha për ta votuar Lista Serbe demarkimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Ka mundësi që delegacioni ynë t’i nënshtrohet shantazheve më të reja të Serbisë”, tha Skënder Mulliqi për “Kosova Sot”

Analisti politik, Skënder Mulliqi, tha për “Kosova Sot” se bisedimet maratonike me Serbinë gjoja për normalizim të marrëdhënieve të ndërsjella, nuk janë bisedime vetëm teknike, janë bisedime më shumë të natyrës politike, e kjo gjë nuk u potencua kurrë nga ata që i udhëhoqën bisedimet. “Këto bisedime, të cilat po mbahen që shumë vjet dhe që rezultuan me nënshkrimin e marrëveshjeve të ndryshme, të cilat marrëveshje shkuan në favor të Serbisë, duke e afruar këtë shtet nga struktura e BE-së”, u shpreh ai.”Kosova pak gjë përfitoi nga këto bisedime. Madje pala shqiptare nuk mori guximin që palës serbe t’ia parashtrojë kushtin kryesor që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Edhe ato pak marrëveshje, të cilat ishin në favor të Kosovës, Serbia kurrë nuk i zbatoi në praktikë. Lëshimet më të mëdha palës serbe iu bënë me Asociacionin e Komunave Serbe, i cili do të këtë edhe kompetenca vendimmarrëse që çojnë kah vetë-administrimi i plotë i minoritetit serb”, vijoi më tej Mulliqi. “Shumë marrëveshje nuk u bënë transparente sa duhet, si Demarkacioni, e cila temë po i sjell Kosovës dhe qytetarëve të saj telashe të mëdha. Kjo temë u firmos pa një konsensus nacional, siç duhet ta kishte edhe tema e “Zajedincës”, potencoi ai.

Ndërsa Arsim Haziri, analist politik, për “Kosova Sot”, tha se liderët e Kosovës qysh kur me ekipin e unitetit negocionin me ndërkombëtarët e evropianët për çështjen e pavarësisë, ata ishin treguar të ngathtë dhe jo vigjilentë ndaj çështjeve të caktuara. “Ndërsa sa u përket kushtëzimeve që mund t’i bënë Lista Serbe palës sonë për t’u bërë e mundshme ratifikimi i demarkimit dhe kësisoj t’i bëhet hap liberalizimit, konsideroj se ky plan edhe do të zbatohet”, potencoi ai. Sipas tij, klasa politike aktuale, pozitë e opozitë, madje edhe OJQ-të, gjithnjë e më shumë janë pro kësaj qeverisje, pasi masa e kritikës është tejet minore, sa mos me thënë tejet e dobët.

Ekipi negociues, jokompetent

Kurse analisti Ridvan Emini tha për “Kosova Sot” se asociacioni i komunave me shumicë serbe është një obligim shtetëror që e ka marrë për sipër Kosova, andaj mund të ketë vonesa sikurse në rastin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, por një ditë do të themelohet.”Kërkesat e komunitetit serb në Kosovë do të jenë maksimale, andaj mendoj se tashmë është një kornizë bazë lidhur me të drejtat dhe obligimet që do t’i ketë ky asociacion, e ku ato mund të kenë një bashkëpunim në mes tyre në aspektin kulturor e disa modalitete të tjera, madje mund ta kenë edhe një këshill të përbashkët, por si një trup ky asociacion duhet t’u përgjigjet ligjeve në fuqi dhe Kushtetutës së Kosovës dhe institucioneve shtetërore”, vlerësoi ai. “Bisedimet tani kanë filluar në Bruksel, këto janë bisedime të natyrës teknike dhe praktike, pra të cilat duhet të derivojnë në fund me krijimin e asociacionit”, ka thënë Emini.

Ndërsa juristi Blerim Burjani tha për “Kosova Sot” se Kosova ka nevojë në këtë fazë bisedimesh për një koordinator profesional për sektor, të përgatitur, kurse vendimmarrja kuptohet është e presidentit që udhëheq bisedimet. “Duhet bërë një ekip unitetit politik dhe këto ekipe edhe profesionale edhe politike koordinohen dhe ushtrojnë detyrat e përcaktuara”, thotë ai. Sipas Burjanit, Kosova çalon me të madhe në këtë aspekt, pasi në negociata është caktuar një koordinator që haber nuk ka me asgjë në politika sektoriale.

(Kosova Sot)