Hidromorava

Demarkacioni, 80-shi i pasigurt

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Derisa zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se i kanë siguruar 80 votat e nevojshme për ta kaluar Marrëveshjen e Demarkacionit në Kuvend, deputetë të partnerit më të madh të koalicionit (PDK) nuk e konfirmojnë një gjë të tillë. Zyrtarisht Lista Serbe dhe “Vetëvendosja” mbeten kundër, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht se vazhdimi i seancës për ratifikimin e Demarkacionit është thirrur për sot në orën 16:00, koalicioni qeverisës ende nuk ka bërë të ditur ndonjë marrëveshje të arritur me deputetët apo me partitë që janë kundër Demarkacionit, e cila do të çonte drejt ratifikimit të Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit. Përkundrazi, ndonëse Qeveria është shprehur e bindur se janë votat për ta kaluar këtë marrëveshje, përfaqësuesit e partive në pushtet thonë se nuk kanë informacion se janë siguruar numrat, megjithatë mbeten optimistë se një gjë e tillë do të ndodhë.

KKVITI

Në të kundërtën, po qe se nuk grumbullohen 80 vota gjithsej ata thonë se marrëveshja nuk duhet të hidhet fare në votim. Nga ana tjetër, koalicioni qeverisës pos që nuk po arrin t’i sigurojë votat e deputetëve jashtë koalicionit nuk i ka të sigurta as votat e disa deputetëve të partive në pushtet dhe të LDK-së, e cila është deklaruar pro marrëveshjes, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Përderisa Nait Hasani (PDK) është deklaruar qysh moti kundër Demarkacionit, Ramiz Kelmendi (LDK) pak para se marrëveshja të shkojë për të katërtën herë në seancë ka lënë të nënkuptohet se nuk do ta mbështesë marrëveshjen në fjalë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.