Fundamenti

Demaçi: Takim për shtrëngim duarsh dhe “syreta”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik, Adem Demaçi ka thënë se presidentja e Kosovës do të duhej të takohej me homologun e saj serb, vetëm atëherë kur ai paraprakisht do të kërkonte falje për krimet e Serbisë të kryera në Kosovë.

Demaçi nuk është optimist se në takimin e nesërm në Bruksel, mes presidentes Atifete Jahjaga dhe atij të Serbisë, Tomislav Nikolic do të ketë diçka serioze.

“Nuk pres asgjë, bash asgjë nga ky takim, pos një shtrëngim duarsh apo ndërrim kartëvizitash dhe ndonjë syret aty-këtu, sepse Serbia nuk lëshon pe asgjë. Beogradit i duhen këto takime për ta nxituar procesin e rrugëtimit të saj drejt BE-së”, tha Demaçi, për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”.

FIDANISHTJA

Ai ka thënë se ky takim do të kishte kuptim nëse presidenti serb paraprakisht do tui kërkonte falje shqiptarëve të Kosovës për krimet e Serbisë të kryera mbi ta.

“Nëse nesër presidentja e Kosovës Jahjaga kërkon nga Nikolic, që ai, sikur Tadic në Srebrenicë, t’i kërkojë falje populli shqiptar në Kosovë për krimet dhe masakrat dhe nëse kërkohet po ashtu që Beogradi të ndal politikën diskriminuese ndaj vëllezërve tanë në Preshevë, atëherë ky takim mund të thuhet se është serioz.

Kjo do të dëshmojë se Serbia është e interesuar për fqinjësi të mirë dhe nuk e ka hallin që të takojë presidenten tonë për interesa të Beogradit, me qëllim të përshpejtimit të proceseve integruese të Serbisë drejt BE-së”, ka thënë Demaçi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.