UBT

Demaçi: Partitë, të gjitha janë të miat, unë nuk jam i asnjërës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Partitë politike po e teprojnë me premtimet e tyre në parafushatën që po e bëjnë për zgjedhjet e 8 qershorit. Lufta e tyre për të ardhur me çdo kusht në pushtet, por edhe për të mbetur me çdo kusht në pushtet, nuk është e mirë.

I vetmi ndëshkim i popullatës që merr pjesë në votime është që t’ia jep ose mos t’ia jap votën asaj partie, e cila sipas vlerësimeve të elektoratit nuk i ka mbajtur premtimet, dhe kjo do të ishte ndëshkimi, tjetër ndëshkim nuk ka.

Kështu ka thënë në një intervistë për KosovaPress, veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Demaçi thotë se nuk mund të jap prognoza se kush mund të fitoj, duke qenë se ai nuk është me asnjë parti politike, derisa të gjitha partitë janë të tija, duke qenë se janë të këtij populli.

Megjithatë, deklaron se i përket krahut të luftës, por në fushata zgjedhore, ai nuk është me asnjë parti, sepse ato bëjnë luftë për pushtet.

UBT

Megjithatë, thotë se partitë politike në këtë parafushatë, po e teprojnë me disa premtime të tyre, nga e cila është shumë vështirë të analizohet se kah do t’i marrin paratë për realizimin e atyre premtimeve.

“Të gjitha partitë janë të mijat, unë e shikoj cila prej këtyre partive po mundohet t’i shërbej popullit, t’i shërbej Kosovës, cila parti po mundohet që të paktën me këto deklarata, premtime që po dëgjojmë çdo ditë. Nuk është lehtë të verifikohen ato premtime a do të realizohen apo jo. Kështu që të gjithë po flasin mirë, të gjithë po premtojnë mirë, edhe tash presim. Nuk është lehtë të parashihet asgjë”, tha Demaçi.

Mirëpo, Demaçi thotë se lufta e partive që me çdo kusht të vijnë në pushtet, por edhe e partive që me çdo kusht të mbeten në pushtet, nuk është e mirë.

Sipas Demaçit, e mira është se kjo fushatë do të jetë e shkurtër, sepse disa fushata kanë qenë të gjata dhe është bërë shumë e mërzitshme, por tash beson se do të kaloj shpejt. /Telegrafi/