Mobi Casa

Demaçi: Opozita dështoi me kritikat për rritjen e pagave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Veprimtari Demaçi e ka kritikuar opozitën e cila sipas tij, duke e quajtur rritjen e pagave si, fushatë politike, ka dështuar për të dhënë mesazhin e qartë te qytetarët.

Ai tha se ata duhej kritkuar rritjen e pagave për disa kategori dhe jo për të gjithë.

Megjithëse ka lavdëruar punën e kryeministrit Hashim Thaçi, Demaci tha se, rritja e pagave është dashur të ketë prioritet, pensionistët.

Demaçi: Me Vucicin kryeministër, politika e Serbisë është krejtësisht e re (Video)

Adem Demaçi tha se ushtria e Kosovës duhet të shkoj edhe në veri në të kundërtën, sipas tij, ajo pjesë nuk qenka e Kosovës.

Ai tha se Evropa duhet ndryshuar kursin ndaj Serbisë, derisa tha se me Aleksandër Vucic si kryeministër, politika serbe është krejtësisht e re.

Ndërkohës, sa i përket Shqipërisë, tha se Edi Rama, është personi i duhur për të udhëhequr Shqipërinë.

Fundamenti

Adem Demaçi: Putini bëri gabim trashanik, krahasimi i Krimesë me Kosovën hipokrit

Veprimtari Adem Demaçi, ka thënë se krahasimi i cili ju bë Krimesë me Kosovën, ishte i pavend.

Ai në një intervistë për RTK-në, ka thënë se ky krahasim ishte shumë i pandershëm dhe hipokrit dhe sipas tij nuk mund të krahasohen.

“Krahasimi që bëri ai, ishte shumë i pavend. Në Krime nuk u bë kurrfarë kryengritje e as kurffarë lufte. Në krime qëndruan të qetë ndërsa ne ishim në një regjim te keq”, ka thënë Demaçi.

Ai po ashtu ka thënë se Putini gaboi dhe se do të mbetet gjithmonë fajtorë për luftën e egër që është duke ringjallur.

“Natyra e rusëve ka mbetur gjithmonë ashtu dhe ata nuk mund të përmirësohen dhe nuk mund të heqin dorë nga ideja që të zvogëlohen, por vetëm të zgjerohen. Putini do të mbetet gjithmonë fajtorë për luftën e egër dhe të ashpër që do të zhvillohen”, ka thënë Demaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.