UBT

Demaçi: Në vend të lapidarëve ndërtoni Universitet..

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – “Bacit, kur s` jeni në gjendje t’i mbroni, pse po bëni zhurmë, poter me ata lapidar. Ka metoda tjera për patriotizëm apo për emër. Patriotizëm është sot të ndërtosh edhe një shkollë, me një klasë dy metra me katra. Me 100 mijë euro nëse vërtetë i paskan, pse Presheva nuk e ndërton një universitet, për t’mos i lënë të rinjtë e atjeshëm të enden lartë e poshtë herë në atë universitete e herë në at tjetrin në Kosovë apo në Shqipëri…” ka deklaruar Demaçi.

“Unë nuk jam kundër ndërtimit të përmendoreve të UÇK-së apo UÇPMB-së, përkundrazi.. Ama kur të ndërtohen ato duhet edhe të mbrohen e jo të lejohen të prishet, siç ndodhi me atë në Preshevë ku u luajt me nerva e ndjenja të familjarëve të dëshmorëve, të komprometojnë jo vetëm Luginën, por edhe kombin tonë…Ata burrat e juaj të Preshevës, kur e dinë se serbët do ta prishin lapidarin, për shkak se nuk paskan leje apo probleme tjera…Nuk i kuptoj pse i ndërtojnë ose pse nuk i mbrojnë, nëse i ndërtojnë ?!”

UBT

“Për hesap timin dhe të preshevarëve me 100 mijë euro më mirë të ndërtoni një Universitet, apo maternitet apo çka ju mungon juve atje.. Përkundër respektit që kemi për martirët tanë, dëshmorët e UÇPMB-së. Por, ata duhet ta dinë se kanë rënë për liri, për demokraci dhe kjo mund të bëhet vetëm me njerëz të shkolluar..Prandaj Universiteti është i domosdoshëm tek ju. Nëse sot Serbia nuk i lejon lapidarët e shqiptarëve, besoj se edhe atyre ju vjen rendi dhe një ditë edhe vet serbët do të pajtohet me realitetin, s`ka ku shkon, ashtu siç po pajtohet gradualisht me Kosovën..”, ka pohuar në fund veprimtari i qeshtjes kombëtare Adem Demaçi njofton preshevajone.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.