FIDANISHTJA

Demaçi: Dialogu është i domosdoshëm!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem DemaçI, është shprehur në favor të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Bisedimet janë të domosdoshme. Shtetet bisedojnë në mes vete edhe kur janë në gjendje lufte. Por, problemi qëndron se sa janë të vendosura, sa ka mundësi shteti ynë, kjo qeveri, që bisedimet të zhvillohen duke pasur parasysh mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Demaçi për “Epoka e Re”.

FIDANISHTJA

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të përgatisë një agjendë ofensive për dialog, e jo të mbrohet e as që të lejojë që dikush tjetër t’ia bëjë rendin e ditës.

Përfaqësuesit e opozitës janë duke kërkuar kushtëzimin e dialogut me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Demaçi për këtë thotë: “Nuk jemi në situatë të themi se nuk dëshirojmë të bisedojmë me Serbinë për shkak se ajo nuk është duke na njohur si shtet. Nuk mund të vësh kushte të tilla, sepse një gjë të tillë janë duke e kërkuar aleatët tanë për ta dërguar Serbinë drejtë BE-së”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.