Demaçi: Azilkërkuesit po gabojnë, s’kanë pse i gjuhen Gjermanisë

Përkundër asaj që po mbretëron mot i ftohtë, dhe kohë pas kohe ka edhe reshje bore, disa njerëz të pakënaqur me jeten në Kosovë, nuk përtojnë që edhe në këto ditë dimri t’ia mësyjnë shteteve përendimore.
Veprimtari i shquar, Adem Demaçi, duke folur për atë, se si kosovarët në numër të madh po vazhdojnë të braktisin vendin, thotë se migrimi ilegal është zgjidhje e keqe.
“Është zgjidhje shumë e keqe, me të vërtetë është zgjidhja me e keqe se sa me e marr evropën në sy. Po qarkullojnë disa spekulime se kinse ata po rehatohen atje, por e gjitha është se ata po shkojnë në disa skuta atje. Nuk kanë ku të shkojnë, s’janë duke pranuar azil, s’kanë vend për asnjë njeri.
Strategjia e evropës është që ta zhvillojë Kosovës dhe Shqipërinë, dhe mos t’i gjuhen evropës atje, por në vendet e veta të gjejnë një mundësi për të punuar e për të ekzistuar, pa kriju vuajtje e mundime për shumë gra e fëmijë të vegjël”, ka thënë Demaçi për Indeksonline.
Nga ana e tij, Demaçi bënë thirrje për durim, për të mos u ballafaquar me situata të pakëndshme.
“Porosia dhe lutja ime është që të qëndrojnë edhe pak, sepse evropa e ka marrë përsipër sidomos Gjermania që të ndihmojë edhe zhvillimin e Kosovës e edhe të Shqipërisë, pra do të jetë diçka që do ta bëjë Gjermania. Nuk është nevoja të shkojnë e të gjuhen atje, pasi që strategjia e Gjermanisë është që ta zhvillojë ballkanin, e që ne të shkojmë në Bashkimin Evropian. Kjo është një gabim, por e keqja e madhe, është kur njerëzit mendojnë diçka dhe nuk ndalen të mendojne por i grahin ashtu derisa të ballafaqohen me situtata të ndryshme dhe shumë të vështira”. tha ai./Indeksonline/