Hidromorava

Delegacioni nga Bursa në Viti, në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Në kuadër të manifestimit tradicional kulturor “Flakadani i Karadakut”, një delegacion nga Bursa e Turqisë po qëndron për vizitë në Komunën e Vitisë.

Delegacioni përbëhej nga Hüseyin Özkan, kryetar i Komisionit për Ballkan në qytetin e Bursës, Nesrin Çakirlar Akşit, kryetare e ansamblit/shoqatës “Bursa Olympus” dhe njëherësh biznesmene në Turqi, si dhe znj. Gülçin, anëtare e komisionit në kuadër të “Bursa Olympus”.

Ata janë pritur në komunë nga nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.

Gjatë kësaj vizite janë zhvilluar takime me përfaqësues komunal, ku është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe arsimit. Theks i veçantë është vënë në zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta kulturore dhe në shkëmbimin e përvojave ndërmjet dy palëve.

Fundamenti

Po ashtu, është diskutuar edhe për realizimin e vizitave të ndërsjella, si një formë e rëndësishme për forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Pjesëmarrja e delegacionit nga Bursa në këtë manifestim vlerësohet si një hap pozitiv drejt zgjerimit të bashkëpunimit dhe rritjes së dimensionit ndërkombëtar të manifestimit “Flakadani i Karadakut”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.