Fundamenti

Delegacioni i Kosovës të ketë kujdes nga dinakëritë e Serbisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

“Bash nëse Beogradi insiston dhe ngul këmbë me kërkesat e tyre maksimale në veri edhe Prishtina duhet të dalë me kërkesat e veta, për vëllezërit tanë në Luginën e Preshevës,” ka thënë për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”, Adem Demaçi.

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi rreth bisedimeve të djeshme maratonike të Brukselit mes Thaçit dhe Daçiqit nuk u tregua aq optimist, por as pesimist.

Pyetjes se a u mbajt mirë kryeministri Hashim Thaçi në raundin e tetë të mbrëmshëm, ku pritej një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës, Demaçi për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” është përgjigjur: “Thaçi mirë u mbajt, s’është keq, megjithëse bisedimet vazhdojnë dhe do të arrihet një marrëveshje. Unë kam drojën se përkëdheljet e Evropës ndaj Beogradit, nuk janë shenja të mira për vendin tonë”.

Me kërkesat e serbëve dhe përkëdheljet e Brukselit ndaj Beogradit me dialogun, sipas Demaçit, Kosovës nuk po i këndohet kajka e mirë.

Fundamenti

“Beogradi në Bruksel po kërkon bashkimin e komunave serbe në veri, po kërkon gjyqësinë, policinë, po kërkon madje që ushtria e Kosovës të mos shkel në atë territorin tonin… dhe tash nuk di çfarë po mbetet për të mos hyrë atje? Kësaj ndryshe nuk i thonë, pos autonomi, që nesër i hap dyert për çfarëdo hapi, deri në shkëputje”.

Prandaj sipas Adem Demaçit, megjithëse topi tash gjenden në anën e Beogradit, delegacioni i Kosovës duhet të jenë syçelë, vigjilent dhe të ketë kujdes me dinakëritë e Serbisë e cila po insiston të rregulloj rendin dhe ligjin në shtetin tonë, me kërkesat e tyre në veri të Kosovës.

“Bash nëse Beogradi insiston dhe ngul këmbë me kërkesat e tyre maksimale në veri, edhe Prishtina duhet të dalë me kërkesat e veta, për vëllezërit tanë në Luginën e Preshevës”, ka thënë në fund Demaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.