Eko Higjiena

Delegacioni i BE-së për vizat skanoi sundimin e ligjit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Grupi Punues për Vizat (COWEB) i Këshillit të Bashkimit Evropian ka qëndruar të martën dhe të mërkurën në Kosovë dhe ka vëzhguar nga afër progresin e institucioneve kosovare në sundimin e ligjit dhe të çështjeve të tjera që lidhen me liberalizimin e vizave, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pas takimit të përbashkët me anëtarët e këtij grupi ka thënë se ajo e ka informuar delegacionin për angazhimet e deritashme për liberalizimin e vizave, si dhe për hapat e mëtejmë për këtë proces.

“Ne me përkushtim të plotë kemi kryer detyrat tona sa i takon liberalizimit të vizave, duke vënë prioritet nacional edhe procesin integrues”, ka theksuar ministrja Hoxha, duke shtuar se pret që këtë vit të merret vendimi për lëvizjen e lirë të kosovarëve, shkruan më tutje “Zëri”.

Eco Higjiena

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë se opozita kosovare i ka thënë jo liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Në një postim në “Facebook”, pas takimit me Grupin Punues nga Bashkimi Evropian, Hoxhaj ka thënë se sjellja e përfaqësuesve të opozitës ka qenë për keqardhje.

“Opozita sot hapur ka dalë kundër liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Është për keqardhje sjellja e përfaqësuesve të disa partive opozitare në takimin me diplomatët e shteteve anëtare (COWEB) që po e vizitojnë Kosovën për herë të parë. Liberalizimi i vizave nënkupton liri udhëtimi për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke përfshirë edhe anëtarët e opozitës. Lajmi i mirë nuk do të vonojë me gjithë agjendat dashakeqëse të një pjese të politikës në Kosovë”, ka shkruar Hoxhaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.